Remando Çollaku është 22 vjeç, por historia e tij për t’u larguar nga Shqipëria i ngjan asaj të Odisesë. Që në moshën 18 vjeç ka nisur tentativat për të shkuar në shtetin anglez. Ai është përpjekur me të gjitha mënyrat, por nuk ia ka dalë.

“E kisha vendosur të ikja në Angli nga Greqia. Ka qenë një moment që isha thjesht i vetëm në target duke parë dhe para dhe pas meje njëkohësisht dhe shihja vetëm detin. Zbrita në Paris, kamionin e parë që pashë dhe ndërkohë pa vajtur atje një makinë vjen nga mbrapa dhe dalin dy policë të portit francez që më kapin. Më lanë në pyll dhe ikën. Prita sa u gdhi dhe shkova sërish në port. Ishte ora dy e mëngjesit. Ra një mjegull. Thashë ky ishte shansi im. Kaloj rrjetën, hidhem poshtë në tokë, shkoj te një kamion dhe kam hyrë poshtë tij. Kam ndenjur shtatë orë dhe ndiej një pasqyrë që më shihte mua. Hyn dikush dhe ndjej një dorë që më prek në gjoks dhe më tërheq poshtë. Kur më pa roja i portit, qeshi dhe më tha prapë ti këtu”.

Ai nuk u ndal në kërkim të një jete më të mirë dhe pse policia e ka kthyer disa herë.

“Duke ecur kam parë dy djem dhe thamë do hyjmë prap. Pamë një kamion mallrash me mushama lart. Hapëm një vrimë sa për të hyrë një person dhe tentuam të futeshim nëpër kuti. Ishim në oqean duke kaluar për në Angli. Ndalon kamioni dhe hynë dy poli

alli për familjen po i vështirësonte rrugëtimin.

“Më bie telefoni dhe ishte babi. E hapa, ndjej që mami po qante dhe babit i dridhej zëri nga lotët. Më tha që mos u mërzit. Ti shtëpinë e kë këtu. M’u kujtua motra, mami, familja dhe kam qarë atë moment shumë”.

Por herën e parë gjithçka shkoi keq. 1 javë pas kthimit në Shqipëri, ai tentoi sërish largimin, por kësaj radhe zgjodhi një rrugë tjetër.

“Në aeroportin francez kam shkuar me pasaportën bullgare. E sheh, pa problem. Zbres në Angli. Një jetë e re për mua. Fillova punë. Bëhet një kontroll nga policia angleze për emigracionin. Kanë ardhur direkt policat tek unë dhe më kanë kapur. Më çojnë në një kamp. E njëjta humbje. Paguaj biletën dhe kthehem prapë në Shqipëri”.

Por përse e gjithë kjo sakrificë?

“Unë do jetoj aty në Angli, do bëj gjithçka për të shkuar sepse kjo është ëndrra ime. Nëse për çdo shqiptar ka ngelur ëndrra amerikane, për mua është ajo angleze dhe unë do shkoja patjetër në Angli”.

Burimi: KLAN PLUS