Motrat binjake Zoe Buxton dhe Lucy Fretwell, 26 – vjeç, kanë një sëmundje genetike që prek 1 në 2 milion njerëz, që po i kthen ato dalëngadalë në gurë.

Dyshja nga Ballymena, Irlanda e Veriut, janë vetëm 1 nga 3 binjakët në mbarë botën që kanë këtë sëmundje, e quajtur

ibrodysplasia ossificans progressiva (FOP),

që i shndërron muskujt dhe tendinat në kocka.

Ndonëse e ardhmja e tyre nuk është e qartë, të dyja këto vajza janë të vendosura për të qëndruar pozitive dhe madje planifikojnë që të bëhen me fëmijë, pavarësisht rrezikut të madh që ato mund ta trashëgojnë.

“Refuzojmë që ta lejojmë sëmundjen tonë që të na pengojë për ta jetuar jetën të plotë”,

shprehet njëra prej motrave për “DailyMail”.

“Është e vështirë të qëndrosh pozitive, por është ndihmë e madhe që të kesh dikë tjetër që po kalon të njëjtën gjë si ty”

, rrëfen motra tjetër.

Të dyja vajzat janë kanë gjetur dashurinë, e pavarësisht se dëshirojnë shumë të qëndrojnë pozitive, sëmundja e tyre e bën të ardhmen të paqartë.

Kjo gjendje përkeqësohet me kalimin e kohës, që do të thotë se shumë shpejt mund të humbasin lëvizshmërinë.

Aktualisht binjaket po marrin pjesë në një trajtim të ri, që mund t’i ndihmojë. Nuk ekziston kurë për FOP, por vetëm ilaçe që lehtësojnë dhimbjet./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”340″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]