Një grua në Brazil është e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë. Sandra De Santos nga Rio de Janeiro është e mbushur plot me tumore në lëkurën e saj. Ajo vuan nga tipi-1 i Neurofibromatosis, një sëmundje që ndikon në sistemin nervor dhe në lëkurë në shumë forma.

Kjo sëmundje prek 1 në 3,000  lindje. 3 nga 4 fëmijët e Sandrës janë gjithashtu të prekur nga kjo sëmundje që është gjenetike. Djali i dytë i saj ka vdekur për shkak të komplikacioneve të shfaqura në lidhje me sëmundjen.

Ajo dhe prindërit e saj nuk e kishin idenë që ajo kishte këto probleme shëndetësore derisa arriti pubertetin. Shenjat e kësaj sëmundje mund të shfaqen në lindje, me lëkurën që merr ngjyrë kafe në pjesë të ndryshme të trupit ose gungave beninje që njihen si neurofibroma.

Sandra u diagnostikua në vitin 1970 dhe në atë kohë dihej shumë pak për këtë gjendje. Në atë kohë, asgjë nuk e ndaloi atë që të jetonte një jetë normale.

Por pasi mbushi 20 vjeç, trupi i saj u mbush plot me tumore të vogla, madje filluan që t’i rriteshin edhe në fytyrë dhe në krahë.  

Këto lloj gungash nuk janë të dhimbshme, por janë të lidhura me enët e gjakut, kështu që dhembin vetëm kur i ngacmon. Kërkimet për këtë sëmundje janë në hapat e para, por Sandra shprehet se do të donte të kishte një kurë më shumë për të shëruar fëmijët e saj.

/tvklan.al