Nga muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” i Krujës Presidenti i Republikës Bujar Nishani nisi kuvendin me moton “Historia i flet së ardhmes”. Në një aktivitet ku përveç deputetëve dhe përfaqësuesve të politikës, merrnin pjesë historian edhe akademikë, Presidenti Nishani tha se jo pa qëllim ky kuvend mbahej në ditën e Pavarësise së vendit.