Ky është momenti kur familja e një 20 – vjeçareje nga Kosova i fal gjakun familjes së djalit që i mori asaj jetën.

Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur të enjten në mbrëmje në Fushë Kosovë.

E reja Bleranda Curri sapo kishte zbritur nga autobusi, kur u përplas për vdekje nga 24 – vjeçari Admir Salihu, që udhëtonte me makinë.

Ky i fundit u përpoq t’i jepte asaj ndihmë, por pa mundur ta shpëtonte.

Këtë të premte, familja Curri po i jepte të resë lamtumirën e fundit, në varrezat e fshatit Korrenicë të Drenasit, kur familja Salihu u shfaq në varrim.

Me lot në sy dhe në prani të qindra personave, familja Curri i dha dorën familjes Salihu, duke shuar kështu çdo pasojë të rëndë që mund të kishte ky aksident fatal për të dyja familjet.

Hoxha i fshatit, teksa burrat e familjes në heshtje i jepnin dorën njëri – tjetrit tha:

“Qofshi faqebardhë dhe Allahu ua shpërbleftë. Na keni nderuar neve, familjen dhe gjithë të tjerët”.

20 – vjeçarja Bleranda Curri do të prehet pranë varrit të babait të saj, një ish –  ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./tvklan.al