Një çift, i cili humbi dy djemtë e vegjël në një aksident me makinë, dy vite më parë, ka mirëpritur në botë dy binjakë.

Hadley dhe Gentry Eddings u bënë prindër të dy djemve të hënën e shkuar, të cilëve i vunë emrat e dy fëmijëve që kishin humbur, Isaiah Dobbs dhe Amos Reed.

Hadley dhe Gentry ishin të dy 28 – vjeç kur humbën djalin e tyre 2 – vjeçar Dobbs, në një aksident të ndodhur në Maj të 2015 -ës pranë Wilmington, Karolina e Veriut.

Hadley ishte 8 muajshe shtatzënë kur ndodhi aksidenti. Mjekët arritën që ta nxirrnin nga barku foshnjen, por ai ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Drejtuesi i kamionit që për pak desh shuajti një familje, Matthew Blair Deans, i cili gjithashtu ishte 28 – vjeç në kohën e aksidentit, u dënua me 1 deri në 3 vite në burg për vrasje pa dashje. Ai u lirua në fund të Nëntorit, pasi bëri 1 vit e 3 muaj burg.

Sipas “DailyMail”, hetuesit thanë se ai po i jepte makinës në mënyrë të shpërqendruar.

Pas dënimit, Deans i kërkoi falje çiftit për dhimbjen që i kishte shkaktuar. Ata iu përgjigjën duke e falur, në një deklaratë publike./tvklan.al