“Love” titullohet projekti më i ri muzikor nga Hit-Man & Rolla.

Ritëm, ngjyra dhe nota dashurie, kjo këngë premton adrenalinë për ditën tuaj. Me tekst të shkruan nga Rolla dhe muzikë të Hit – Man, dyshja ia ka besuar klipin Maxproducion.

Si gjithnjë, dy vëllezërit sjellin projekte krejtësisht të veçanta nga të tjerët dhe një ndër arsyet është fakti se Hit – Man & Rolla janë rritur me muzikë e art.

Ata janë një dyshe e cila është futur më së miri në tregun muzikor shqiptar, duke krijuar edhe studion e suksesshme 2Brothaz Rekords./tvklan.al