Ferdinant Rukaj, 52 vjeç, ky është personi që një ditë më parë ka hedhur bashkëshorten e tij Liljana Rukaj, nga dritarja e tualetit të banesës.

Tv Klan.al ka siguruar foton e 52-vjeçarit, i cili të shtunën rreth orës 15:45 hodhi nga kati i katërt i pallatit bashkëshorten.

ok dritarja fier

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja e Fierit”. 43-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas rënies nga lartësia.

Vetë i ndaluari ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje nga policia, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Ai ka pohuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten, për shkak se ishte xheloz.

Gjithashtu mësohet se çifti sapo ishte kthyer nga Gjermania. Së bashku me dy fëmijët autoritet gjermane kishin refuzuar kërkesën e tyre për azil.

Burime nga grupi hetimor kanë thënë për Tv Klan.al se Ferdinant Rukaj kishte mbyllur dy fëmijët e njërën dhomë të banesës. Më pas bashkëshorten e kishte futur ne tualet, e kishte zhveshur dhe dhunuar. /tvklan.al