Hofenhajmi nuk shfrytëzoi një shans të mirë për të qëndruar pranë kreut të renditjes. Ndeshja e javës së 15 të Bundesligës me Borusia Dortmund u mbyll në barazim 2 – 2. Sfida spektakolare u duk se do të ishte gjitha për Hofenhajmin, që luante në shtëpi dhe e mbylli në avantazh pjesën e parë.

Skuadra vendase nuk shfrytëzoi epërsinë numerike, pasi Rojs la fushën në minutën e 41’, pasi mori të verdhin e dytë. Lojtarët e Dortmundit barazuan rezultatin që në minutat e parë të pjesës së dytë. Në krye të klasifikimit të Bundesligës mbeten Bajerni dhe Lajpcigu.

Tv Klan