Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të martë se procesi i integrimit të vendit varet nga situatat e brendshme politike të vendeve anëtare të BEE-së. Pasi u pyet për qëndrimin e Holandës, e cila ka dalë kundër procesit të integrimit të Shqipërisë, Rama tha se influencohet nga situata politike e brendshme.

Kreu i qeverisë bëri thirrje që të mos dilet në konkluzione të parakohshme, por theksoi se Holanda ka stimuluar dhe instrumentalizuar një komponent shumë negativ për shqiptarët. Ai theksoi se mediat atje i referohen shqiptarëve si gogolë, por kjo nuk është histori i padëgjuar për kryeministrit.

Ai tha se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Bullgarinë e Rumaninë kur ishin në procesin e anëtarësimit.  

“Me çfarë lidhet tjetër përveçse me punët e brendshme të saj, se nuk mund ta pranoj dot që Holanda është më e vëmendshme ndaj standardeve se Suedia, Franca, Gjermania. Këtë s’e pranoj dot. Është pak më e komplikuar se ka, por nuk mund ta komunikoj publikisht. Është pak më e komplikuar se kaq.

Duhet të jemi shumë të qartë se në qëndrimin e Holandës influencon situata e brendshme në mënyrë shumë të qartë. Përveç se Holanda tradicionalisht ka pasur gjithmonë më skeptike në raport vendet që janë afruar. Merrni shtypin holandez, meqë jeni gazetarë dhe jeni të interesuar për Holandën. Shikoni prej sa kohësh shqiptarët shikohen si gogol në Holandë. Merreni, shikojini artikujt që flitet për banda shqiptare të shpartalluara dhe kur shikon në përbërjen e bandës janë dy shqiptarë dhe janë 12 të tjerë që janë nga holandezë tek belgë, marokenë e polakë, e ku e di unë. Është politike. Është elektorale. Holanda ka zgjedhje në Mars. Bëni edhe një studim tjetër. Shikoni kalendarin e zgjedhjeve në BE dhe shikoni qëndrimet e vendeve në raport me zgjerimin.

Unë mendoj që duhet të presim deri në fund dhe nuk duhet të biem pre e këtyre lloj lajmeve që janë shumë të pjesshme dhe janë ende të parakohshme për të nxjerrë konkluzione. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me autoriteteve holandeze, unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me kryeministrin holandez, por kjo është çështje e situatës së brendshme atje që ka për fat të keq një komponent shumë negativ të stimuluar, të instrumentalizuar mbi shqiptarët. Kur do hynin bullgarët ishin bullgarët, kur do hynin rumunët ishin rumunët. Për bullgarët atëherë kishte vende që thonin që donin të vrisnin Papën. Për rumunët thonin se këta do na hanë lejlekët. Pse? Se u kap një rumun duke ngrënë në një vend duke e ruajtur”, tha Rama. /tvklan.al