I pari test zgjedhor në Europë, në kohën kur nacionalizmi është duke u rritur, ka treguar se qytetarët europiane duan të ruajnë themelet e unionit.

Holanda ka zgjedhur sërish kryeminsitrin në detyrë Mark Rute për të drejtuar vendin edhe në një mandat të tretë.

Pothuajse me 95% te votave të numëruar, partia e kryeministrit Rute ka arritur të marrë 33 mandate në parlmanetin me 150 vende, duke shënuar një humbje prej 8 mandatashe në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Ndërsa islamofobi Gert Wilders, i cili sipas sondazheve pritej të ishte kryeministri i ardhshëm i Holandës, ka arritur t’i sigurojë partisë së tij 20 mandate, ç’ka ka shënuar rritje në elektorat, me 5 mandate më shumë se zgjedhjet e kalauara.

E majta ka shënuar rritje edhe më të madhe se ekstremistet e djathtë, pasi partia e gjelbër mori 10 mandate më shumë se herën e fundit, duke siguruar në parlament plot 16 vende.

Ajo që ka surprizuar këtë herë, ishte pjesemarrja në votime e cila i kalonte 89% të popullsise me të drejte vote. Sipas analisteve, numri i lartë i votuesve ka favorizuar partitë pro-europiane.

Fitorja e kryministrit Mark Rute, është përshendetur nga nje sërë lideresh europiane, pasi është pritur si shenjë e Europes së bashkuar.

Ndërkohë qeveria e re e Holandës do të marrë jave deri edhe muaj për formimin e saj. Kryeminsitrit aktual do t’i duhet të krijojë një koalicion me të paktën 3 parti të tjera.

Tv Klan