Arena e hokeit në akull në qytetin Humboldt në Kanada u kthye në epiqendrën e homazheve për 15 personat që humbën jetën në një aksident tragjik. 10 prej viktimave ishin lojtarë të skuadrës, trajneri, por edhe dy gazetarë radiofonikë. Qindra banorë u mblodhën për të kujtuar të rinjtë e moshave nën 20 vjeç dhe për të mbështetur të afërmit e tyre në këtë dhimbje të rëndë.

Presidenti i ekipit Humblodt Broncos tha se në ditë të gjithë duhet ti japin mbështetje njëri tjetrit për të kaluar këtë moment të vështirë

Në pistën e akullt logoja e ekipit ishte rrethuar me buqeta lulesh.

Katër ditë më parë autobusi me ekipin e të rinjve po udhëtonte për një ndeshje hokei kur u përplas me një kampion mallrash.

Tv Klan