Kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev, i ka kërkuar kryeministrit shqiptar të mos ndërhyjë në sfidat e Maqedonisë, pasi ata mund ta gjejnë vetë zgjidhjen.

Jam i bindur se edhe pa ndërhyrjen tuaj do të gjejmë zgjidhje për sfidat tona,”

tha Dimitriev, duke shtuar se

“fundja është jokorrekte të ndizni zjarr nacionalist.”

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i kujtoi presidentit maqedonas se “

Gjuha Shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”.

Por kryeministri maqedonas tha se,

“Gjuha Shqipe është e pranishme gjerësisht në Maqedoni. Shqipja, ashtu si turqishtja, serbishtja, gjuha vllehe, boshnjakishtja dhe gjuha rome, bashkë me gjuhën maqedonase është pjesë e kulturës dhe pasurisë së Maqedonisë .”

Rama kishte reaguar në “Twitter” pasi gjatë ditës së djeshme, Presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i japë mandatin liderit të LSMD –së, Zoran Zaev, edhe pse ai siguroi firmat e 67 deputetëve në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, që i japin shumicën në parlament. Shkak për refuzimin është bërë platforma shqiptare. Duke folur me nota të forta ndasie etnike, Ivanov tha se ajo cënon sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë./tvklan.al