Dashi – Ambienti në jetën në çift do jetë mjaft i ngrohtë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë personit që dashuroni dhe do kaloni momente të paharruara pranë tij. Do i sqaroni edhe disa hatër mbetje. Në planin financiar duhet të reflektoni para se të hidhni çdo lloj hapi.

Demi – Ditë shumë e lumtur kjo e sotmja për ata që janë në çift. Do dashuroheni në mënyrë pasionante me partnerin/en dhe do doni qe dita te mos ketë një fund. Financat fatmirësisht nuk do jenë problematike, do jeni të qetë në këtë sektor.

Binjakët – Të dashuruarit nuk duhet të tregohen striktë me ata që kanë në krah sepse mund të kenë mosmarrëveshje të shumta. Në planin financiar merrni masa a më shpejt.

Gaforrja – Ditë disi më e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni me këmbë në tokë dhe do i pranoni disa gabime që keni bërë. Partneri/ja nga ana tjetër do jetë më tolerant. Mos u nxitoni të merrni vendime të pamenduara. Financat në përgjithësi do jenë të qëndrueshme.

Luani – Jeta juaj në çift do e humbasë alegrinë dhe harmoninë që ka pasur. Nuk do të bini dakord për shumë gjëra dhe situata ka rrezik të ndërlikohet. Buxheti duhet menaxhuar me më shumë kujdes dhe largpamësi.

Virgjëresha – Ditë e keqe për të dashuruarit. Nuk do të jeni në gjendje të mirë për të diskutuar qetësisht me partnerin dhe do të debatoni ashpër. Kujdes me ato që do të thoni. Financat do të jenë të mbrojtura gjatë gjithë kohës.

Peshorja – Ditë harmonike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të flisni më tepër me partnerin do të respektoni çdo mendim të njëri-tjetrit. Financat do të jenë të ekuilibruara.

Akrepi – Plutoni do nxitë debatet në jetën tuaj në çift dhe do e keni shumë të vështirë të ruani një klimë të ngrohtë. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Financat do vijnë duke u përkeqësuar.

Shigjetari – Do i jepni shumë prioritet jetës suaj në çift gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Partneri/ja nga ana tjetër do kujdeset më tepër për ju dhe do iu surprizojë. Plani material do fillojë të përmirësohet.

Bricjapi – Marrëdhënia në çift do jetë më e mirë se disa ditë më parë, megjithatë që situata të vazhdojë kaq e ngrohtë duhet t’i merrni gjërat me qetësi. Financat do jenë goxha të turbullta. Duhet të merrni disa masa strikte.

Ujori – Pasioni në çift do jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite. Do ndiheni edhe më mirë pranë atij/asaj që dashuroni dhe do jeni gati të merrni edhe vendime. Financat do jenë goxha shqetësuese kështu që shpenzoni me maturi.

Peshqit – Nuk do jeni shumë të kthjellët sot për atë që duhet të bëni në jetën në çift dhe do debatoni herë pas here me partnerin/en. Financat do jenë mjaft delikate prandaj kujdes me shpenzimet që do kryeni. Po bëtë gabime do vuani për gjithë jetën.

/tvklan.al