Dashi

Është koha të rendni pas gjërave që ju do zemra. Kohët e fundit keni qenë të angazhuar në një fushatë të lodhshme. Vendosja e punës para gjithçkaje tjetër ka qenë shumë stresuese. Tani është koha t’i shijoni gjërat me një ritëm më të ngadaltë.

Demi

Do t’ju duhet të hyni në disa dyer për të siguruar mbështetje, por këmbëngulja juaj do të paguhet. Njerëzit do të impresionohen se sa të vendosur jeni për t’i sjellë idetë tuaja para publikut. Do t’i përgjigjen mirë humorit dhe qasjes suaj. Nëse i luani mirë kartat, do të keni oferta nga disa investitorë potencialë.

Binjakët

Të punoni qetë dhe me besim është kursi më i mirë i aksionit. Ndarja e një plani apo ideje në publik , do t’ju vendosë në pozita mbrojtjeje. Shpjegojuni qëllimet tuaja dhe pyetini nëse kanë kohë për të folur. Duke i vënë në pozita imponuese, do të keni takime më të frytshme.

Gaforrja

Të takoni miq të vjetër, por të bëni dhe miq të rinj, do t’ju japë shumë kënaqësi. Jeni lodhur shumë duke e investuar energjinë tuaj në punë. Fikni telefonin e punës dhe mendoni për një party të bukur. Sytë do të bien mbi ju.

Luani

Ju do të arrini në lartësi të reja të famës në publik. Sekreti i suksesit tuaj është se jeni të hapur ndaj ambicieve që keni. Kur të tjerët të shohin sa të etur jeni për arritje, do të tregohen të gatshëm dhe do të punojnë shumë për të kënaqur dëshirat tuaja.

Virgjëresha

Kjo është një kohë e mrekullueshme për të udhëtuar. Të vizitoni vende të cilat i keni ëndërruar që nga fëmijëria do t’ju bëjë të fluturoni. Nëse keni nevojë për shoqëri, zgjidhni një mik aventurier dhe së bashku mund të shijoni restorantet, dyqanet dhe vendet me interes historik.

Peshorja

Është e rëndësishme t’i menaxhoni mirë paratë. Gjendja e mirë e kartës së kreditit, kredia studentore dhe pagesat e sigurimeve, janë kritike për suksesin tuaj financiar. Plotësimi i nevojave praktike të klientëve, do të jetë me vlerë për ju.

Akrepi

Mungesa e të qenit një ekip nga ana e partnerit tuaj në biznes ose të dashurit tuaj ju ka lodhur. Jeni mërzitur që çdo gjë e bëni ju vetë. Rutina punë shtëpi ju ka mërzitur dhe jeni në kërkim të aktiviteteve që ju pëlqejnë.

Shigjetari

Një marrëveshje e re pune është gati për t’u firmosur. Konkursi do të jetë i vështirë, por sekreti juaj qëndron tek të qenit të ndershëm dhe të hapur gjatë një interviste. Mos e trajtoni në ajër projektin, por uluni dhe flisni konkretisht për gjërat që ju shqetësojnë. Ndarja e këtij shqetësimi do ta vendosë kërkesën tuaj në krye të radhës.

Bricjapi

Nëse dikush ka fituar zemrën tuaj, ndiqeni pas. Edhe ju mund të fitoni zemrën e tij. Keni shumë të përbashkëta me të. Të dy po kërkoni të krijoni një jetë të qëndrueshme dhe të sigurt. Të hyni në romancë me të do të jetë një nga gjërat më të mira që keni bërë një jetë.

Ujori

Të shpenzoni më shumë kohë me familjen do të jetë një terapi për ju. Së fundmi, jeni ndierë si një pulë që vërtitet me kokë të prerë. Mënyra e vetme për të ndryshuar këtë dinamikë, është të ndryshoni fokusin tuaj.

Peshqit

Udhëtimi për kënaqësi do t’i japë shpirtit tuaj një çlirim. Kohët e fundit, punëdhënësi juaj ju ka ofruar shumë mbështetje. Duke i sugjeruar një plan të ri pune, do të realizoni një projekt që i përfshin të gjithë.