Dashi – Dikush do t’ju vijë në ndihmë në një çështje pune. Do të jeni në gjendje të mësoni duke i dhënë zgjidhje një problemi të rëndësishëm. Gjatë pasdites do të jeni të fokusuar për të përmirësuar marrëdhëniet me ata që keni pranë.

Demi – Një mik do t’ju bëjë një ftesë punë me të ardhura të mira financiare. Megjithatë, mos u tregoni të nxituar dhe merrni më parë mendimin e një njeriu të afërt.

Binjakët – Është dita e duhur për t’u marrë me miqtë, por edhe me çështje që lidhen me punën. Është e këshillueshme që të tregoheni të duruar dhe të mos e guxoni më shumë seç duhet. Në mbrëmje një lajm i mirë do të bëjë që të shihni gjithçka ndryshe.

Gaforrja – Do t’ju duhet të largoheni për një udhëtim që do të sjellë të ardhura të mira në buxhet. Një person me eksperiencë do t’ju rrëfejë ‘sekretet’ e tij për të qenë të suksesshëm në punë. 

Luani – Është dita e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet me të tjerët. Në mëngjes do të keni një takim interesant. Nëse ka çështje që lidhen me jetën sentimentale është mirë që t’i zgjidhni dhe të mos i lini më pasdore. Besojini intuitës sot.

Virgjëresha – Punoni në grup me të tjerët. Pranimi i iniciativës së të tjerëve do të rezultojë shumë përfitues për të gjithë. Më e mira që mund të bëni sot është që të takoheni me njerëz të rëndësishëm, të forconi marrëdhëniet me miqtë dhe të jeni të sinqertë me atë që ju ka rrëmbyer zemrën. 

Peshorja – Njeriu që keni përzemër do t’ju bëjë një dhuratë shumë të veçantë që do t’ju zbukurojë dritën. Aftësitë komunikuese do të jenë shumë të mira sot. Do të jeni në gjendje të zgjidhni një problem që po ju bezdis prej kohësh në punë.

Akrepi – Sot do t’ju jepet mundësia për të bërë ndryshime të rëndësishme në jetë, sidomos në atë sentimentale. Është moment shumë i mirë për të përmbyllur punë apo investime që do të rezultojnë shumë frytdhënëse. 

Shigjetari – Në mëngjes do t’ju vijë një shumë e mirë parash nga një punë që keni kohë që e keni përfunduar. Por nuk do të mungojnë as ofertat e reja të punës. Në mbrëmje do ta gjeni veten duke bërë plane bashkë me partnerin.

Bricjapi – Mund të jeni duke hyrë në një fazë të re, si në aspektin social ashtu edhe sentimental. Është mirë që të mos neglizhoni faktin që dialogu është me shumë rëndësi. Besojini intuitës dhe merrni në konsideratë edhe sugjerimet e partnerit. 

Ujori – Sot është dita për të bërë plane e për të vepruar. Në pasdite do të keni tendencën për të shpenzuar më shumë nga sa ju mban xhepi. Tregohuni të moderuar dhe kërkoni këshillë nga partneri.

Peshqit – Aftësitë e mrekullueshme komunikuese që keni do t’ju bëjnë të bini në sy. Kjo mund të jetë një ndihmë e madhe në punë. Nga ana tjetër edhe marrëdhënia me familjarët paraqitet shumë e mirë.

/tvklan.al