Dashi

Ju pret një ditë me probleme të mëdha në familje. Nuk do të merrni rezultatet që shpresonit lidhur me një projekt që sapo keni nisur. Tregohuni më të komunikueshëm me kolegët, pasi ndihma e tyre mund të jetë e dobishme.

Demi

Një qetësi e pazakontë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Gjatë pasdites do të takoni një mikun tuaj të mirë me të cilin do kaloni disa momente të këndshme. Mos u joshni nga fitimet e lehta, pasi mund të fshehin probleme serioze më pas. 

Binjakët

Ka ardhur dita që prisnit, ku një ngjarje pozitive do ju shoqërojë gjatë pasdites. Për ata që janë të punësuar, do jetë një ditë më se pozitive. eta në çift paraqitet e mirë, ndërsa pritet të merrni një surprizë të këndshme nga partneri/ja.

Gaforrja

Vlerësoni mirë çdo gjë para se të merrni një vendim të rëndësishëm. Raportet me personat e gjinisë së kundërt me të tuajin do të jenë të shkëlqyera, e veçanërisht me partnerin/en. Një problem i vogël me shëndetin, mund ta bëjë mbrëmjen më pak të këndshme.

Luani

Do të arrini të përfundoni shumë angazhime të rëndësishme, por diçka e papritur mund ta bëjë drekën tuaj disi problematike. Në mbrëmje do keni kohë të lirë për veten tuaj dhe njeriun e zemrës.

Virgjëresha

Një ngjarje e gëzueshme do ju përmirësojë humorin. Edhe në punë dita do të jetë e mbarë dhe me fitime shtesë, të cilat do ju japin mundësinë të kryeni investimet që keni menduar. Gjatë pasdites do të përfshiheni në një aktivitet zbavitës.

Peshorja

Dita nuk do të jetë aspak e ngarkuar, por në mëngjes do të bëni disa blerje të vogla. Pasditja do kalojë në relaks të plotë me njeriun tuaj të zemrës. Edhe ata që janë vetëm mund të takojnë disa persona me të cilët do ndjehen mjaft mirë. Shëndeti paraqitet pa probleme.

Akrepi

Do të jeni të angazhuar me punë deri në orët e vona të pasdites. Sa i takon situatës ekonomike, është një periudhë negative, por nuk është rasti që ta ktheni në një dramë, pasi situata do ndryshojë në pak kohë.

Shigjetari

Këshillohet që të mos mbështeteni vetëm tek instinkti pasi mund të gaboni. Mundohuni të kërkoni ndihmën e një të afërmi tuaj, i cili do dijë si t’iu udhëzojë. Kjo nuk është dita ideale për të firmosur një kontratë të rëndësishme, apo për të bërë blerje të shtrenjta.

Bricjapi

Ju pret një ditë shumë pozitive. Sa i takon dashurisë, partneri/ja do ju surprizojë me një dhuratë të papritur. Shëndeti nuk do ju japë ndonjë shqetësim, por kujdes me peshën.

Ujori

Dita do jetë e mbushur me luhatje. Dreka do jetë momenti më i mirë i ditës, pasi do arrini të zgjidhni një problem familjar që e keni shumë përzemër. Në fushën e ndjenjave, kjo është një periudhë shumë pozitive, por mundohuni të mbani parasysh kërkesat e partnerit/es.

Peshqit

Kjo e shtunë do jetë më se e qetë ku punën nuk do e ndjeni fare. Pasditen do e keni të lirë dhe do kaloni kohë me familjen, pasi së fundmi nuk keni qëndruar me ta. Shfrytëzojeni mbrëmjen për të dalë me shoqërinë, ,por mos lini pas dore edhe personin tuaj të zemrës./tvklan.al