Dashi

Do mbyllni një fazë me aktivitete të shumta, duke i dhënë vetes më shumë kohë për tu qetësuar. Nëse ke marrë kohët e fundit lajme të mira, duhet ti mbani sekret. Ka kohë plot për t’i bërë publike për njerëzit e afërt.

Demi

Është koha që të mendoni një risi për karrierën tuaj. Do gjeni balancën e duhur mes jetës private dhe asaj personale. Keni shumë mendime për një projekt edhe pse deri tani nuk keni asgjë në vijë.

Binjakët

Ndjenjat do tju sjellin një reflektim për të ecur përpara. Edhe pse keni përjetuar disa zhgënjime do tju jepen mudësi të reja.

Gaforrja

Nuk ka asgjë të keqë të jesh egoist. Edhe pse kohët e fundit jeni treguar egoist edhe me njerëzit më të afërt. Por rëndësi ka që të arrini lumturinë .

Luani

Po vjen fundi i një roli që i kishit dhënë vetes. Kjo sjell një mundësi të mirë për të vazhduar në një drejtim të ri. Të krijoni një blog ose të përkushtoheni më shumë për rrjetin social do ishte gjëja e duhur.

Virgjëresha

Ndodheni në periudhën e kërkimit. Ndiheni pak keq me veten edhe pse në fakt ajo që duhet të bëheni është të angazhoheni kudo.

Peshorja

Do jetë shumë gjë e mirë nëse largohesh nga një grup stresues dhe kjo është mudnësia që të fokusoheni në gjërat tuaja. Më parë preferonit të punonit si pjesë e një skuadre ndërsa tani jeni rritur dhe keni fituar eksperiencën e duhur për të qenë lideri.

Akrepi

Është koha të lëvizni sepse njerëzit ju kanë nën vëzhgim edhe pse në përgjithësi e bëni ju këtë. Keni gjëra më të rëndësishme se të merreni me mbikëqyrjen e njerëzve. Jeni të stresuar ndaj kushtojini vetes rëndësi dhe qetësohuni.

Shigjetari

Tashmë keni shumë kohë të lirë dhe do bëni gjërat që keni dashur të bëni gjithmonë. Megjithatë, keni nevojë për miqtë më të ngushtë. Ju pëlqen shumë të ndani gjërat me të tjerët, me njerëz inteligjentë që kuptojnë botën tuaj.

Bricjapi

Të ndalosh për pak kohë dhe të pushosh do jetë si një terapi. Jeni të lodhur se luajturi rolin e një prindi  për dikë që ndihet i vetëkënaqur.  Nëse ke patur në plan për të udhëtuar bëje tani në këtë moment. 

Ujori

Konsideroni atë që ju thotë instikti juaj i pagabueshem sot. Mund të jetë momenti për një ndryshim të madh dhe total në jetën tuaj. Kujdes me shëndetin!

Peshqit

Nuk jeni ndjerë mirë kohët e fundit por sot do kaloni momente të paharrueshme me partnerin ose partneren. Mos i përjetoni gjërat me stres sepse shpeshherë ju ja bëni  vetë vetes këtë gjë per gjëra që në fakt nuk janë aq serioze dhe të thella./ tvklan.al