Dashi – Nëse kohët e fundit marrëdhënia me partnerin/en ishte ftohur paksa, sot gjithçka do marrë një tjetër drejtim. Do flisni hapur dhe do sqaroni çdo keqkuptim. Për beqarët nuk është momenti i duhur për të filluar angazhime serioze. Prisni edhe pak kohë më tepër. Perspektivat financiare janë goxha të mira.

Demi – Nëse partneri/ja juaj tregohet i/e rreptë me ju dhe e tepron me ngritjen e zërit tregojani menjëherë vendin, mos prisni që situata të ndërlikohet edhe më shumë. Beqarët me shumë gjasa do nisin një histori dashurie të sinqertë dhe të bukur. Situata financiare do jetë shqetësuese, kujdes me shpenzimet.

Binjakët – Ditë shumë e zakonshme dhe pa asgjë të veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do vazhdoni ta jetoni jetën ashtu si t’iu vijë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime dhe emocione. Në planin financiar mos dëgjoni këshillat e të tjerëve, por veproni ashtu si ju mendoni në mënyrë që ta përmirësoni këtë sektor.

Gaforrja – Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit/es tuaj sot dhe nuk do kënaqeni me aq sa ai do iu japë. Mendohuni njëherë se sa i keni dhënë ju atij. Beqarët nuk duhet të pranojnë asnjë takim për sot sepse personat që do ua kërkojnë këtë nuk do jenë të përshtatshëm për ta. Në planin financiar do filloni ta përmirësoni buxhetin.

Luani – Kujdes me xhelozinë e tepruar gjatë kësaj dite sepse mund të keni probleme serioze me partnerin/en. Mos kërkoni ta detyroni atë të qëndrojë vetëm pranë jush, por lëreni të dalë edhe me miqtë e ngushtë. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim, por nuk do e gjejnë personin e duhur. Financat do jenë në gjendje shumë më të mirë nga sa mendohej.

Virgjëresha – Nuk keni frikë të sfidoni një dhunues. Qëndrimi  i duhur ndaj dikujt që ka përdorur taktika intimidimi do t’ju fuqizojë. Ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit kanë frikë nga ky individ, ju e kuptoni frikën e tyre dhe ndërsa të tjerët mblidhen si kërmij ju do të dilni si hero. Nëse të tjerët flasin, mos u shqetësoni, thjesht po përpiqen të kompesojnë vetëbesimin e tyre të ulët.

Peshorja – Më në fund do të jeni në gjendje të shkëputeni nga një marrëveshje e çalë. Të shkuarit vetëm do të jetë pak e frikshme, por do të merrni frymë lirshëm. Tradicionalët do t’i kritikojnë përpjekjet tuaja, por mendje hapurit do t’i lavdërojnë ato. Mos kini frikë të investoni gjithë kapacitetin tuaj shpirtëror në këtë që po bëni.

Akrepi – Do të përfitoni financiarisht nga një marrëdhënie e ngushtë. Partneri juaj do të shpërblehet shumë. kjo do t’ju lejojë t’i shtoni vetes disa lukse. E rëndësishme është që të kënaqni veten me disa dëshira materiale. Do të keni një shkak për të festuar.

Shigjetari – Mënyra më e mirë për të hyrë nën lëkurën e një rivali është të mos e  merrni seriozisht. Duke e konsideruar çdo gjë që thotë si një lojë, reputacioni i tij do të minohet. Jeni lodhur duke duke parë se si ecin përpara njerëzit cinikë. Duke i ngacmuar butësisht pretendimet e tyre të egra, do të fitoni shumë ndjekës. Në mënyrë të ngadaltë, port ë sigurt njerëzit do ta kuptojnë se armiku juaj është dhe i tyre. Në këtë pikë, do të merrni një rol lidershipi në lehtësimin e jetës së gjithësecilit.

Bricjapi – Ka ardhur moment të zgjeroni horizontin. Ndjekia e një rruge të pazakontë nga ana juaj nuk do t’u vijë shumë përshtat anëtarëve të tjerë të grupit tuaj social, por nuk është e keqe si ide. Është jeta juaj dhe duhet ta drejtoni në mënyrën që ju duket më e përshtatshme. Për fat të mirë, rrethoheni nga njerëz që e admirojnë origjinalitetin tuaj. Mos u habisni kur projektet tuaja të takojnë në një sukses të menjëhershëm. Të tjerët janë në kërkim të alternativave për traditat e vjetëruara.

Ujori – Mos kini frikë të tregoni dëshmitë tuaja ndaj një personi të përfshirë në veprimtari kriminale. Edhe pse nuk ju pëlqen të hyni në telashe, mendoni sa njerëz ka lënduar. Ju nuk mund të lejoni që të tjerët të vazhdojnë të vuajnë për shkak të një personi të paskrupullt. Sapo autoritetet të vihen në dijeni, fajtori do të ballafaqohet me drejtësinë.

Peshqit – Jeni një magnet virtual dashurie. Nëse jeni single, do t’ju kryqëzohen rrugët me dikë që e bën pulsin tuaj të rrahë fort. Sigurohuni që ta prezantoni veten mirë dhe të shkëmbeni kontaktet. Jeni me një partner? Kapni mundësinë për të kaluar disa momente bashkë.Një darkë romantike do të shtroj rrugën për një pasion të zjarrtë.

/tvklan.al