Dashi

Lajme të mira vijnë nga shëndeti. Ndiheni më aktivë, keni shumë energji. Disa dokumente që i keni lënë pas dorë prej disa kohësh do t’i rregulloni dhe dorëzoni aty ku duhet. Nuk ka ndonjë gjë të re për dashurinë.

Demi

Lërini pak mënjanë punët që ju shkaktojnë ngarkesë dhe lodhje dhe merrni disa pushime. Kjo s’do të thotë që t’i futeni punëve të shtëpisë me kokë. Sot duhet të vendosni veten në veten e parë. Disa persona ju bëjnë të ndiheni mjaft mirë sepse në të vërtetë ju duan.

Binjakët

Do merreni me zbukurimin dhe pastrimin e shtëpisë sepse keni kohë që e planifikoni. Kjo gjë do t’ju bëjë të hiqni mendjen nga streset e punës edhe pse në fakt nuk duhet të lodheni shumë fizikisht. Në mbrëmje do ndiheni romantikë dhe do bëni një telefonatë të ndjeshme.

Gaforrja

Mund të mbani një ditar dhe kjo do jetë gjëja më e mirë për veten tuaj. Keni një ndjeshmëri shumë të lartë por kjo s’do të thotë se nuk keni karakter të fortë. Gjithashtu jeni inteligjentë edhe pse shpesh herë rrëmbeheni nga emocionet.

Luani

Është e rëndësishme të jesh më egoist. Duket si këshillë e çuditshme por në situatën ku ndodhesh është më se e vlefshme. Gjithmonë je sjellë i/e ngrohtë dhe e dashur. Keni humbur dashurinë për shkak të këtyre ankesave por ka ardhur moment që të reflektoni.

Virgjëresha

Po mundohesh të luftosh stresin që të ka mbërthyer kohët e fundit. Por ka shumë gjëra të bukura që mund të bësh për veten. Mund të shkosh me pushime, të marrësh trajtime, të lexosh apo të shkosh në një party.

Peshorja

Po përjetoni disa zhgënjime. Dhe në vend që të arsyetosh t’i qesh me veten dhe nuk bën asgjë për të rregulluar problemin. Në fakt është një mënyrë shumë e mirë për të larguar stresin, edhe pse në fakt duhet të mendoni pak më shumë.

Akrepi

Do përfshihesh në një problem që nuk ka aspak lidhje me ty. Do ndihesh entuziast për një lajm familjar që mund t’ju rrisë kompetencat. Edhe në shoqëri shiheni si njeri autoritar që ka gati arsenalin për t’jua shpërthyer në fytyrë.

Shigjetari

Do futeni në telashe për shkak të një debati në punë dhe kjo jo për fajin tuaj pasi një koleg ka adresuar emrin tuaj për një gabim të ndodhur. Nuk jeni njeri që merrni hak por sigurisht që do ftohni menjëherë marrëdhëniet me personin tjetër.

Bricjapi

Është koha perfekte për të lexuar një libër psikologjik apo një trajtim trupi me vajra ekzotikë. Kjo është më shumë efektive se të qëndrosh me orë të tëra nëpër kafenetë e lagjes tënde. Do ndeshesh me një mik të vjetër dhe do kalosh një pasdite fantastike.

Ujori

Po korr një sukses të madh në punë dhe kjo bën që të ndiheni si në qiell. Për shkak të këtij suksesi do merrni shpërblim dhe sigurisht që do vraponi drejt butiqeve të shtrenjta për të blerë gjërat që ju nevojiten.

Peshqit

Mos prit më që njerëzit të vijnë dhe t’ju shpëtojnë sepse nuk do të ndodhë më. Nëse je në vështirësi mendo dhe gjej një zgjidhje, të paktën përpiqu sepse njerëzit janë lodhur së ndihmuari sidomos familja që po vuan pasojat e problemeve tuaja.