Dashi – Jeni ende të tronditur nga gabimet që keni bërë muajin e kaluar dhe çdo ditë rrini me frikën se mos përsërisni të njëjtat gjëra. Por, mos u shqetësoni. Gjerat kanë ndryshuar për mirë.

Demi – Sot do të ndiheni të çliruar. Marrëdhënia juaj e dashurisë është në rrugën e duhur.  Kjo është dita juaj më e mirë për të rimëkëmbur marrëdhënien me familjarët.

Binjakët –Dita do të jetë premtuese. Kohët e fundit keni qenë shumë dyshues dhe gjykues ndaj vetes, prandaj bëni mirë që mos e kritikoni më vetveten. Të gjithë mund të gabojnë.

Gaforrja –Është koha të vini në punë të gjitha mësimet që keni mësuar. Keni për të parë që gjithçka do të marrë jetë edhe pse ju jeni skeptik.

Luani – Kohët e fundit keni qenë konfuz përsa i përket punës dhe projekteve që keni marrë përsipër. Keni humbur besimin në vetvete, duke menduar se nuk do ja dilni mbanë. Jeni gabuar. Ju jeni në gjendje të çoni çdo punë deri në fund.

Virgjëresha –Sot do të ndikoheni nga energjia negative e njerëzve që ju rrethojnë. Përpiquni që të mos i merrni shumë për bazë fjalët e të tjerëve.

Peshorja –Kjo është dita që më në fund të pranoni se keni prirje shumë të mira për tu kujdesur për fëmijët dhe marrëdhënien tuaj. Ju keni aftësi organizative shumë të mira familjare dhe mund të merrni shumë përgjegjësi.

Akrepi –Kohët e fundit njerëzit nuk ju kuptojë dhe ju shikojnë me dyshim. Mos u shqetësoni ka qenë thjesht një fazë e keqe në jetën tuaj e cila do të marrë fund shumë shpejt.

Shigjetari –Ju nuk keni të njëjtat mendime si të gjithë të tjerët. Sigurisht, sepse të gjithë kanë mendime të ndryshme, por kjo gjë nuk do pëlqehet nga kolegët e punës. Mos u shqetësoni, do të jetë koha që do të tregojë se kush ka të drejtë.

Bricjapi –Marrëdhënia juaj në çift është bërë shumë monotone dhe ju keni nevojë të bëni një udhëtim për të folur me njëri tjetrin. Të dy keni nevojë të qëndroni bashkë dhe të bisedoni në qetësi.

Ujori – Keni ndryshuar totalisht sjellje në punë dhe në marrëdhënien tuaj. Askush nuk po kupton çfarë po ndodh me jetën tuaj. Të shumtë janë ata që janë shqetësuar për gjendjen tuaj.

Peshqit –Sot do të merrni një surprizë shumë të bukur nga partnerit dhe kjo do të përmirësojë marrëdhënien tuaj, e cila javët e fundit ishte “krisur”. Shijoni mbrëmjen!

/tvklan.al