Dashi

Përpara se të ndani diçka me partnerin tuaj, sigurohuni që personi që ju ka vjedhur zemrën është ai që bën për ju. Mbase nuk doni të ktheheni për të parë mbrapa, por sigurohuni për veprimet.

Demi

Duhet të keni nën kontroll optimizmin, veçanërisht në investimet tuaja. Mbroni idetë dhe përgatisni terrenin përpara se t’i vini në jetë këto ide apo investime. Shëndeti do jetë i mirë.

Binjakët

Sot po që jeni në ditën tuaj, kjo sigurohet nga Hëna dhe Neptuni. Të shoqëruar nga një seri stimujsh të rinj, njerëz, projekte dhe iniciativa në grup, tregoni me lehtësi pjesën tuaj më të mirë.

Gaforrja

Nuk keni pse të shqetësoheni për asnjë gjë, situata duket më shumë se pozitive. Sigurisht, jeni dhe shumë ambiciozë. Kur komunikimi nuk është perfekt, mund të krijohen pengesa të vogla.

Luani

Të kapur pas Jupiterit, Hëna me Neptunin lëshojnë në shenjën tuaj një seri dyshimesh dhe pakënaqësish. Tentativat të tregojnë se çfarë jeni në gjendje të bëni për të fituar më të mirën.

Virgjëresha

Yjet ju këshillojnë të bëni një pushim, sepse me punët që s’po ju ecin siç duhet dhe me sjelljen e të afërmve tuaj dukeni shumë të stresuar. Përfitoni për t’u tërhequr të çlodhni mendjen.

Peshorja

Ka pak kohë dhe ndoshta edhe pak stimulime për të takuar dashurinë tuaj, atë të vërtetë. Më mirë zgjidhni raporte pa impenjime që të keni më shumë liri veprimi.

Akrepi

Nëse nuk ndalni së bëri analiza sipërfaqësore dhe pretendoni që jeni të vëmendshëm, mendoni se sa herë ju janë bërë propozime të vlefshme dhe ju nuk i keni vlerësuar siç duhet.

Shigjetari

Hëna ju sjell lajme shumë të mira, të reja, ftesa dhe një propozim shumë të mirë në sfondin social. Mund të jetë i mundur një udhëtim kulturor. Dashuria për pak kohë do të dalë në sfond.

Bricjapi

Krijimi është një mënyrë për të ngjyrosur një ditë jo shumë të vështirë. Evitoni kritikat dhe gjykimet, kini durim që të mund të punoni me qetësi. Një punë edhe s’mund t’ju ecë mirë.

Ujori

Sot jeni ju protagonistë, kjo falë ndikimit të Hënës. Mëkat që s’mund ta ruani këtë situatë deri në fund dhe që në skenën e jetës ndjeheni pak në siklet. Mendja do të donte të fluturonte.

Peshqit

Këshilla e yjeve është që mos të flini mbi dafina dhe t’i mbani sytë mirë hapur. Duhet të dini që fati vjen vetëm një herë dhe ju duhet ta kapni fluturimthi. Intuita sot është marramendëse./tvklan.al