Dashi – Sot është një ditë e mirë për t’iu përkushtuar familjes dhe për të shpenzuar më shumë kohë me ta. Jepini duarve në punë në mënyrë që të keni më shumë kohë të lirë pasdite. Zgjidhni për të bërë diçka interesante dhe do të shihni që do të kaloni një pasdite tepër të bukur.

Demi – Do ta gjeni veten të zhytyr në mendime, ndoshta në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje një situate që ka kohë që ju trazon. Nëse ka të bëjë me jetën sentimentale, bëni mirë që të përballeni me gjysmën tjetër përpara se të dilni në përfundime.

Binjakët – Një ndjenjë pasigurie dhe ankthi për të ardhmen do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Ndoshta keni arsye për ta bërë një gjë të tillë, megjithatë sado e rënduar të jetë situata kini besim se do t’ia dilni për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Gaforrja – Ndiheni mirë me veten dhe të sigurtë në atë që bëni. Këtë do t’ia tregoni jo vetëm atyre që ju rrethojnë, por edhe një miku që keni kohë pa takuar. Megjithatë mos nxitoni dhe mos u tregoni më mendjemëdhenj seç duhet. Rrezikoni të krijoni armiq.

Luani – Drejtojini vetes disa pyetje të rëndësishme, për të kuptuar çfarë po ju mban peng dhe përse nuk po ngulmoni për të arritur atë që dëshironi. Nëse keni hasur pengesa me dikë që ju pëlqen, kujtoni se me vendosmëri dhe vetëbesim nuk ka asgjë të pamundur.

Virgjëresha – Nëse po e ndjeni veten të pa vlerësuar nga ata që ju rrethojnë, ndryshoni ambient. Dëshira për të qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes nuk është tërheqëse dhe do ta përkeqësoni situatën më shumë nëse ngulmoni. Shkoni diku ku ju vlerësojnë e do të shihni që do të kaloni shumë bukur.

Peshorja – Mund të ndiheni disi në siklet me miqtë sot, ndoshta për shkak të një thashethemi rreth një personi që njihni, për të cilin nuk ndani të njëjtin mendim. Kujtoni gjithnjë se ndonjëherë fjalët ekzagjerohen, ndaj mos i merrni ato çfarë ju thonë të mirëqena. Distancohuni nga fjalët e tepërta, jeni njeri më i bukur kur e bëni një gjë të tillë.

Akrepi – Një mik apo koleg i afërt do të marrë vlerësim për punën e tij e kjo do t’ju gëzojë pamasë. Do t’ju bëjë të ndiheni me fat për njerëzit me të cilët rrethoheni. Në shtëpi gjithçka shkon për mrekulli dhe gjatë pasdites mund të suprizoheni nga partneri.

Shigjetari – Mezi prisni t’i tregoni të tjerëve një histori që keni dëgjuar sëfundmi. Por bëni kujdes, ndoshta ata nuk do ta vlerësojnë sjelljen tuaj. Padashje mund të dëmtoni reputacionin e dikujt tjetri. Mendoni si do të ndiheshin ju në vendin e tjetrit.

Bricjapi – Ju presin lajme të mira sa i përket financave. Por mos u nxitoni dhe mos ia gjeni vendin menjëherë. Nëse investoni siç duhet, do të mund të jetoni të qetë, të paktën financiarisht. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet ta suprizoni partnerin, pse jo me një darkë jashtë.

Ujori – Sot mund të merrni vlerësim për gjithë mundin e kohëve të fundit. Aftësia për të menduar shpejt dhe për të studiuar në detaje situatat nuk kanë kaluar pa u vënë re. Mos u habisni nëse e gjeni veten në qendër të vëmendjes, por shijojeni vlerësimin dhe mirënjohjen që do t’ju vijë.

Peshqit – E keni të lehtë që t’i bëni të tjerët që të mos iu thonë dot jo. Pikërisht këtë duhet ta shfrytëzoni në favorin tuaj, sidomos kur situata kërkon veprime të shpejta. Por bëni kujdes që të mos abuzoni me mirësinë e të tjerëve, pasi herën tjetër mund të mos merrni përgjigjen që prisni./tvklan.al