Dashi – Edhe pse ju jeni të ndjeshëm, por gjithashtu dhe shumë këmbëngul. Punët do t’ju shkojnë sipas planifikimeve. Bëni kujdes me shëndetin.

Demi – Ditët e fundit diçka ju ka impresionuar dhe kjo ka qenë periudha më intensive e vitit. Marrëdhënia në çift shkon për mrekulli. Ju pret një surprizë. Nëse keni ndërmend të shpenzoni ky është momenti.

Binjakët – Gjeni guximin për tu përballur  me biseda që janë ende pezull. Duhet të sqaroheni njëherë e mirë me partnerin tuaj.  Tregoni më tepër kujdes me shëndetin.

Gaforrja – Jeni duke u marrë më dokumente, pasi keni shumë detyrime për të paguar. Problemet duken se vetëm po ju shtoheni, prandaj bëni mirë të gjeni një zgjidhje.

Luan – Keni nevojë për më shumë hapësira në jetën tuaj, prandaj ky është momenti më i mirë për të marrë një vendim. Në çift marrëdhënia është e komplikuar.

Virgjëresha –  Realiteti nuk është aq shumë emocionues sa do të donit të ishte. Ju rrallë shikoni gjërat në detaje, sepse në thelb, detajet nuk ju interesojnë. Por nëse shikoni përreth, do të zbuloni se detajet e të mirave që keni para syve do ju bëjnë të rimendoheni.

Peshorja – Merrini gjërat me qetësi dhe lërini të tjerëve hapësirën që kanë nevojë. Mos u nxitoni në veprimet që ndërmerrni. Do keni shumë energji pozitive sot, prandaj jepni më të mirën tuaj në ambientin e punës.

Akrepi – Merrni situatën në dorë, pasi duket se ju ka humbur filli i jetës suaj. Një person i afërt më ju ka bërë që të merrni vendimi të gabuara. Është koha për veprim.

Shigjetari – Çdo përballje me të tjerët ju ndihmon të bëheni më të fortë dhe të përballoni çdo disfatë. Mbani marrëdhënie të mira me miqtë, pasi do ju duhen një ditë.

Bricjapi – Fundi i një cikli sinjalizon fillimin e një të riu. Energjitë tuaj sot do të jenë shumë të mira, pra dilni dhe argëtohuni duke mos u menduar dy herë.

Ujori – Merruni me veten dhe relaksohuni. Ka mbaruar koha ku duhet të ndihmoni të tjerët në ccdo orë të ditës. Kushtojini kohë partnerit, pasi e keni lënë pas dorë kohët e fundit.

Peshqit – Marrëdhënia juaj e dashurisë po shkon drejt fundit dhe kjo situatë ju ka shkatërruar. Mendohuni mirë para se çdo gjë të mbyllet përgjithmonë ose jepini një shans vetes. Në punë jeni i shpërqëndruar,  kujdes kjo do ju sjellë pasoja./tvklan.al