Dashi – Një person që keni pranë do të ketë tendencën që t’ju prishë humorin. Mos u surprizoni nëse ju duket se po e bën qëllimisht, pasi jo të gjithë ata që ju rrethojnë ju duan të mirën. Ruani qetësinë.

Demi – Është një ditë tepër e mirë për t’i treguar të tjerëve se jeni ju që udhëhiqni. Merrni përsipër përgjegjësitë që ju takojnë dhe tregoni kurajo në çdo situatë.

Binjakët – Nëse kjo periudhë është kthyer disi monotone dhe e mërzitshme, ndoshta ka ardhur momenti që të ndryshoni diçka në jetën tuaj. Me pak punë gjërat mund të marrin një tjetër drejtim.

Gaforrja – Do të jetë një ditë e karakterizuar me luhatje të humorit. Mos u alarmoni dhe mos i bini në qafë të tjerëve pa arsye. Kujtoni se një moment që fjalë të ashpra dalin nga goja është e vështirë që të ktheheni mbrapsht.

Luani – Puna do të kërkojë që të jeni ju lideri. Nuk do ta keni të lehtë, por do t’ia dilni mbanë, ndaj mblidhni gjithë forcat dhe veproni. Kërkoni mbështetjen e atyre që ju rrethojnë dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera.

Virgjëresha – Mos kini frikë të tregoheni aventurierë dhe të eksploroni territore të reja. Zbuloni gjëra të reja pa patur frikë nga pasojat. Është një ditë e mirë për të nisur një projekt të ri ndoshta apo për të krijuar njohje të reja.

Peshorja – Disa situata mund të duken të vështira për t’u menaxhuar sot, pasi do të jeni të përfshirë emocionalisht. Mos u shqetësoni më shumë seç duhet. Tregohuni të matur dhe merrni situatën nën kontroll, pasi në këtë mënyrë do të keni më pak supriza të pa këndshme.

Akrepi – Pas një jave disi të trazuar, sot gjërat do të shkojnë në vendin e duhur dhe do të jetë një ditë e karakterizuar nga humori i mirë. Mos harroni se jeni të rrethuar nga miq dhe kolegë që ju vlerësojnë.

Shigjetari – Periudha disi e zymtë që ka karakterizuar ditët që lam pas është drejt fundit. Është koha që të vini në praktikë njohuritë që keni dhe të mos lejoni të tjerët të ndërhyrjnë në punën tuaj. Mos hezitoni të nisni diçka të re.

Bricjapi – Sot do të ndiheni të mbushur me energji pozitive ndaj shfrytëzojeni këtë mundësi për të provuar gjëra të reja. Largojini nga vetja dyshimet dhe mendimet negative. Sot mund të arrini gjithçka.

Ujori – Një ndjenjë vetëbesimi dhe energjie pozitive do të karakterizojë ditën tuaj. Sa i përket jetës sentimentale gjërat po shkojnë për mrekulli. Mbrëmja paraqitet tepër romatike.

Peshqit – Do të ndiheni disi të lodhur për shkak të punës. Përpiquni të mos qëndroni jashtë orari dhe jepini kohë vetes për të rikuperuan energjitë. Nga ana tjetër bëni kujdes që të mos ngarkoni të tjerët me përgjegjësi që nuk u takojnë./tvklan.al