Dashi – Do të keni tendencën për të qenë kokëfortë dhe të vështirë sot me ata që ju rrethojnë. Tregohuni të duruar dhe më fleksibël. Gjatë pasdites mund të përballeni me një zhgënjim në aspektin sentimental.

Demi – Bëni shumë kujdes me atë që thoni sot. Sjellja e një kolegu mund t’ju zhgënjejë dhe të bëjë që të tregoheni impulsivë. Pasdite mund t’ju vijë një shumë e mirë parash nga një familjar. Partneri nuk do të jetë dakord me shpenzimet e tepërta dhe do të bënit mirë që ta dëgjonit.

Binjakët – Një koleg të cilit i besoni mund t’ju zhgënjejë sot, megjithatë tregohuni të kujdesshëm dhe të evitoni telashet. Dëshira e papritur për të qenë të pavarur mund të ndikojë si në shoqëri ashtu edhe në jetën sentimentale.

Gaforrja – Një lajm jo i mirë që lidhet me një njeri të afërt mund të bëjë që sot të ndryshoni të gjitha planet. Do t’ju duhet të largoheni për një udhëtim dhe për këtë nuk do t’ju mungojë ndihma e mbështetja e miqve. Edhe partneri do të jetë krah jush. 

Luani – Për shkak të disa çështjeve sentimentale do të ndiheni disi konfuzë në mëngjes. Është e këshillueshme që të tregoni pak më shumë kujdes sa i përket punëve në shtëpi. Është momenti i mirë për t’u marrë me rregullime. Përpiquni të evitoni debatet me ata që duan medoemos të imponojnë këndvështrimin e tyre.

Virgjëresha – Do t’ju duhet të përballeni me një zhgënjim në jetën sentimentale. Do të keni tendencën për të qenë më emocional se zakonisht dhe do ta keni të vështirë për t’u shprehur qartë. Komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kontrolloni krenarinë ose ata që keni pranë mund të largohen.

Peshorja – Shqetësimet sa i përket aspektit financiar do të bëjnë që të lini pasdore lidhjen sentimentale. Kjo mund të shkaktojë reagim nga partneri që mund të ndihet i lënë në harresë.

Akrepi – Këshilla e një personi më të madh në moshë do t’ju ndihmojë që të zgjidhni një konflikt në familje. Mos u përpiqni t’i jepni zgjidhje të gjitha gjërave vetëm, mund të mos ia dilni për t’u fokusuar siç duhet.

Shigjetari – Në mëngjes do të jeni me humor të keq dhe komunikimi me të tjerët do të jetë gjithashtu negativ. Ruani qetësinë dhe përpiquni të zgjidhni ç’ka nuk shkon. Gjatë pasdites do të takoni dikë që mund të zerë një vend të rëndësishëm në jetën tuaj në të ardhmen.

Bricjapi – Çështje që mund të lidhen me pasuri apo trashëgimi do të kërkojnë që sot në mëngjes të viheni në lëvizje. Pasditja do të jetë interesante pasi mund të largoheni për një udhëtim sëbashku me partnerin. 

Ujori – Mund të merrni një ofertë pune ose ngritje në detyrë. Kjo do të bëjë që t’ju shtohen përgjegjësitë dhe gjithashtu paratë. Bëni mirë që më parë të kërkoni opinionin e partnerit apo të dikujt me më shumë eksperiencë përpara se të merrni çdolloj vendimi.

Peshqit – Sot do të duhet të përballeni me disa probleme financiare. Mos u dekurajoni, pasi nesër do të keni më shumë fat. Një mik mund t’ju ofrojë një vend të mirë pune, të sigurtë e me të ardhura të kënaqshme.

/tvklan.al