Dashi – Pas një periudhe jo shumë të mire për jetën tuaj në çift, marrëdhënia me partnerin/en do fillojë të përmirësohet. Do kaloni më shumë kohë së bashku dhe do flisni më lirshëm për gjithçka. Beqarëve do iu duhet të bëjnë zgjedhje thelbësore të cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Në planin financiar mos shpenzoni shumë.

Demi – Jeta juaj ne çift nuk do jetë aspak e qetë gjatë kësaj dite. Do keni herë pas here mosmarrëveshje me partnerin/en, por në mbrëmje pasioni do rindizet fuqishëm. Beqarët do e ndiejnë edhe sot peshën e madhe të vetmisë. Edhe pse do jenë në kërkim, nuk do e gjejnë personi ideal. Në planin financiar mund të kryeni disa transaksione sepse situata do jetë e mirë.

Binjakët – Ditë shumë e tensionuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do bini dakord me ato që do iu thotë partneri/ja dhe do kërkoni me çdo kusht të dalë e juaja. Mos u tregoni irrealistë. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica përtej arsyes vetëm për të gjetur personin ideal. Financat do jenë të mira, por duhet të vazhdoni ta ruani këtë ekuilibër sa më shumë.

Gaforrja – Nëse kohët e fundit keni menduar vetëm të argëtoheni sa më shumë me partnerin/en, tashmë ka ardhur koha t’i merrni gjërat seriozisht dhe të mendoni pak më tepër mbi të ardhmen. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim, por përsëri pa shumë fat. Mërkuri do iu mbështetë në planin financiar.

Luani – Në jetën ne çift nuk pritet të ketë asnjë problem gjatë kësaj dite. Partneri/ja do i kuptojë prioritetet që keni dhe do ua plotësojë disa dëshira. Përsa iu përket beqarëve, ata nuk do jenë shumë të privilegjuar, megjithatë sharmin që kanë duhet ta vënë në veprim. Financat do jene goxha të qëndrueshme.

Virgjëresha – Do jeni shumë senualë gjatë kësaj dite në lidhjen që keni krijuar dhe do kaloni momente të paharruara në krahët e partnerit/es tuaj. Beqarët nuk duhet të ëndërrojnë më shumë sesa duhet sepse do zhgënjehen nga realiteti. Qëndroni sa më shumë me këmbë në tokë. Në planin financiar do keni fat dhe do kryeni të gjitha shpenzimet.

Peshorja – Do jeni gati të bëni edhe çmenduri apo sakrifica gjatë kësaj dite me partnerin/en tuaj vetëm që lidhja mes jush teëforcohet më tepër. Edhe ai do jetë gati t’ua plotësojë dëshirat. Beqarët do vazhdojnë të ëndërrojnë për dashurinë ideale, pasi as sot nuk do e gjejnë atë. Financat do jenë të mira, por nuk duhet të shpenzoni pa pushim.

Akrepi – Partneri apo kolegu juaj do të përballet me një fitim të madh material. Indirekt do të përfitoni dhe ju shumë. E rëndësishme është të mos e diskutoni në ambientin e punës apo në public këtë gjë. Shefi juaj mund t’ju ndërpriste një bonus apo një fitim tjetër që ju takon. Sa më të fortë të jenë kufijtë mes jetës private dhe publike, aq më me fat do të jeni.

Shigjetari – Gjërat në punë po ndryshojnë duke ju vendosur ju në një pozicion paksa vulnerabël.  Në vend që të përpiqeni të ruani status-quonë tregohuni i hapur të përqafoni role të reja në organizatën ku punoni. Duke u treguar fleksibël, do të keni avantazh. Duke treguar se aftësitë tuaja janë të vlefshme edhe në një tjetër rol, ylli juaj do të rritet. Një pozicion pune që ka udhëtimet brenda do të jetë qershia mbi tortë. Ju do të paguheni për të parë botën.

Bricjapi – Rikthimi në pozita studenti mund t’ju intimidojë. Mund të keni harruar shumë gjëra nga ato që keni mësuar. Por kur t’i rifreskoni pak gjërat, njohuritë do t’ju kthehen.Nuk ka asgjë të updatohesh. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga koha kur ishit student. Mësimi i disa gjërave të komplikuara mund të jetë pak i bezdisshëm, por do t’ju vlejë shumë.

Ujori – Kushtet në një marrëdhënie të ngushtë po ndryshojnë dhe nuk keni asgjë në dorë për këtë. Në vend që të nevrikoseni me partnerin tuaj, bëhuni realist. Njerëzit rriten dhe ndryshojnë. Fakti që nevojat e dikujt janë të ndryshme nga ato që ishin kur e keni njohur fillimisht, nuk do të thotë që ju kanë tradhëtuar. Pranojeni këtë ndarje në mënyrë miqësore sepse do të keni mundësi më të mira dhe më të mëdha. Miqtë do t’ju mbështesin në këtë periudhë ndryshimesh. Besojuni atyre.

Peshqit – Mund të ndodhë që të ktheni mbrapsht një kontratë ose marrëveshje. Mos hezitoni të kërkoni informacion për të gjitha kushtet apo termat ku nuk jeni të qartë. Ndoshta nuk e kuptoni, por ju keni gjithë fuqinë në këtë aleancë. Kështu që përdorini gjithë fuqitë që keni për të  negociuar dhe për të bërë marrëveshje, pasi do të bëni shumë progres në aspektin profesional.

/tvklan.al