Dashi –Jeni lodhur duke punuar për njerëzit që nuk jua dinë vlerën. Do të merrni një diplomë që do t’ju ndihmojë të filloni një punë më të rëndësishme. Megjithatë, konsideroni të bëni një kurs të avancuar që do të rezultojë më i lehtë nga sa mendonit. Do të kënaqeni duke bashkëpunuar me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa me ju.

Demi – Mos investoni para në një projekt që mund të dalë me humbje. Megjithatë ju e dini mirë se ku rrezikoni më shumë. Është e rëndësishme të dini se keni edhe disa borxhe për të paguar.

Binjakët – Keni ndryshuar shumë sjelljen sepse duket se jeni lodhur nga këshillat e panevojshme dhe fakti që nuk keni bërë progres. Jeni treguar shumë të ndjeshëm ndaj disa komenteve negative nga miqtë por ju e dini mirë se nuk janë miqtë tuaj të vërtetë. Një reflektim me veten do t’ju bënte mirë sepse kur e mendoni thellë-thellë nuk jeni keq.

Gaforrja – Kështu që kërkoni këshillat e personave te tjerë, që të mos krijoni një përshtypje negative tek shefi. Keni shumë aftësi të tjera kështu që mos u shqetësoni sepse do merrni përgjigjen dhe pritshmërinë që keni besuar gjithmonë tek vetja.

 Luani – Jeta romantike po ecën me ritme të shpejta. Dikush që është në pozita të fuqishme do t’ju afrohet dhe do t’ju bëjë për vete më karizmë dhe sharm. Nëse je i lumtur që je single, do ndryshosh mendim sepse do takoheni me një person që admironi.

 Virgjëresha – Po punon nga shtëpia por kjo gjë ka dhe të mira sepse do të rrisë produktivitetin. Do mirëprisni mundësitë që do t’ju vijnë. Është koha të largoheni nga keku dhe gatimi dhe t’i futeni me kokë biznesit.

Peshorja – Merrni parasysh këshillat që do t’ju japin të tjerët. Do keni një bisedë shumë inteligjente me një person që do t’ju ndihmojë shumë. Nëse je tashmë në një lidhje merr parasysh faktin të ikni diku vetëm sepse kjo gjë do forcojë marrëdhënien tuaj.

 Akrepi – Do t’ju jepet një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat. Ndalo shpenzimet për veshje dhe aksesorë luksi. Shpenzoni më shumë kohë në shtëpi dhe kushtojini vëmendje familjes.

Shigjetari – Mjafton vetëm të respektoni njerëzit dhe t’i kushtoni vëmendje atyre gjërave që thonë. Nëse jo do përjetoni një katastrofë publike. Fokusohu tek respekti dhe besimi në vete.

Bricjapi – Është koha perfekte për të pushuar, relaksuar dhe për të shijuar nën shoqërinë e partnerit. Këto kohë jeni afruar shumë me njëri-tjetrin dhe keni kuptuar se keni një ndjenjë të bukur. Por ata që janë single mos të trishtohen.

Ujori – Është koha e duhur për t’u socializuar me të tjerët. Njerëzit do ndihen mirë me pozitivitetin që mbartni.

Peshqit – Jeni shume ëndërrimtarë po kjo gjë ju penalizon në punën tuaj. Koleget do e shfrytëzojnë për të dalë më në pah vetë./tvklan.al