Dashi  Mund të jeni në një situatë të vështirë kur vjen puna tek çështjet e dashurisë dhe romancës. Problemi qëndron në faktin se ka një shkëputje mes jush dhe partnerit/partneres.

Demi  Mundohuni që të mos emocionoheni shumë për çështje të caktuara. Sigurohuni që të jeni energjik dhe merrini gjërat lehtë.

Binjakët  Mundohuni të mos ngatërroheni me punët e të tjerëve që nuk ju takojnë. Ngjarjet e fundit mund të kenë shkaktuar reagim tek të tjerët. Mendohuni mirë për rolin tuaj në këtë çështje.

Gaforrja  Sot do të ndiheni shumë mirë emocionalisht, kështu që mos e lini vetëbesimin t’ju shkojë dëm. Bëni ato gjëra që i doni me të vërtetë.

Luani – Sado që të mundoheni, të tjerët nuk do t’i shikojnë gjërat në të njëjtën mënyrë që ju i shikoni sipas interesit tuaj.

Virgjëresha – Ndihuni të lirë të ndizni pasionin tuaj me ndihmën e njerëzve që ju rrethojnë. Bashkohuni me ata që ndajnë të njëjtat ëndrra dhe kanë një plan për të përmbushur gjërat që ju zgjidhni.

Peshorja  Nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të zbuloheni duke bërë thashetheme. Niveli i pjekurisë së bisedës do të bjerë ndjeshëm nëse këmbëngulni të flisni për të tjerët.

Akrepi  Sot do të jeni shumë entuziastë dhe duhet të bëni çdo gjë për ta ndarë këtë me të tjerët. Sa i përket çështjeve të zemrës, do ta kuptoni fare mirë se çfarë zgjedhje duhet të bëni.  

Shigjetari – Momentalisht ju ndiheni shumë të ngazëllyer për gjërat që do të vijnë në të ardhmen. Ju ndoshta parashikoni, por nuk keni një ide të qartë se çfarë do të vijë më pas. Kini besim në të ardhmen tuaj. Do të jetë shumë e shndritshme.

Bricjapi  Ndjenjat tuaja do të jenë në një pikë shumë të lartë. Ndjeshmëria juaj e përgjithshme është rritur.

Ujori  Jini të hapur dhe komunikues. Shumë njerëz do të kenë besim tek ju për të komunikuar dhe ndarë fakte apo informata konkrete. Sfida është që ju të tregoni ndjenjat tuaja. Mos mendoni se ndjenjat duhet të mbahen gjithmonë sekrete.

Peshqit – Prania juaj ka një ndikim të fuqishëm tek njerëzit e tjerë. Mos e merrni kaq lehtë. Njerëzit mund të mbështeten në atë çka ju thoni. Sigurohuni që fjala juaj të ketë peshë dhe rëndësi për situata të caktuara.