Dashi – Nëse jeni beqarë do të ndiheni mirë me atë status. Prezenca e miqve do t’ju ndryshoje ditën. Në planin financiarë do të keni një situatë të qëndrueshme dhe do të bëni më shumë shpenzime.

Demi – Nëse tregoheni shumë impulsivë do të bëni gabime të pafalshme. Ata që janë vetëm do të takojnë një person shumë interesant.

Binjakët – Ka shumë gjasa që jeta juaj të ndryshojë njëherë e përgjithmonë sot. Do merrni disa vendime me rëndësi mbi të ardhmen tuaj në çift.

Gaforrja – Do të tregoni kokëfortësi në lidhjen tuaj për disa vendimmarrje. Shpenzimet e radhës do të jenë aq sa do t’ju mbaje xhepi. Mbrëmjen do ta kaloni midis miqve të vjetër.

Luani – Nëse keni pasur grindje me partnerin tuaj hidheni vetë hapin e parë drejtë pajtimit, kështu çdo gjë do të shkojë mirë. Më në fund do të arrini të merrni ato që dëshironi këtë periudhë.

Virgjëresha – Ditë e favorshme për të gjitha çiftet. Do të bini në kompromis për të gjitha diskutimet. Ata që janë vetëm do të kenë një takim interesant në mbrëmje.

Peshorja – Lidhja juaj do të përmisohet sot edhe pse ka shumë gjëra për të bërë. Duhet të jeni më tolerant kundrejt partnerit. Duhet të tregoheni të qëndrueshëm me shpenzimet e bëra.

Akrepi – Një surprizë e madhe ju pret në mbrëmje dhe do të ndryshojë për mirë humorin tuaj. Të gjithë ata që janë çift do të kenë një harmoni midis tyre. Në aspektin financiar duhet të tregoheni të kursyer me shpenzimet.

Shigjetari – Sot do të tregoheni shumë striktë në çdo veprim që do të bëni. Po të filloni të kurseni nga pak do të jetë më mirë për të ardhmen tuaj.

Bricjapi – Do të largoheni pak nga rutina juaj e përditshme për të kaluar një ditë ndryshe. Do të kërkoni këshillën e një familjari tuaj për një çështje që ju shqetëson.

Ujori – Çështjet e zemrës do të marrin prioritet sot. Do t’i përkushtoheni tërësisht partnerit pas një kohe të gjatë që e keni lënë pas dore.

Peshqit – Bëni çmos që të largoheni nga rutina e përditshme. Sot do të rrethoheni nga njerëz pozitivë. Në planin financiar do të planifikoni disa shpenzime të nevojshme.

/tvklan.al