Dashi – Nëse hyni në debat mos u tërhiqni. Avantazhi juaj kundrejt kundërshtarëve është se jeni më i mprehtë në vëzhgim. Mund të bëheni edhe agresiv nëse mendoni se është gjëja e duhur për të marrë situatën nën kontroll.

Demi – Dobësia juaj është se kur nisni të flisni rreth një çështjeje, e keni të vështirë të ndaloni, veçanërisht nëse ka të bëjë me fushat tuaja të ekspertizës. Ndaloni dhe merrni frymë, edhe të tjerët duan të japin opinionin e tyre.

Binjakët – Karakterizoheni nga një aktivitet intensiv mendor. Shpesh e keni të vështirë të ndaloni rrjedhjen e mendimeve në kokë. Mendimet tuaja do të jenë shumë të qarta nëse do të merrni kohën e duhur për të menduar më ngadalë dhe medituar.

Gaforrja – Mendja juaj po zbulon horizonte të reja, mos u përpiqni ta ndaloni. Kjo është koha për aventura. Do t’ju bëjnë mirë në këto ditë të nxehta vere.

Luani – Ju e thithni informacionin shpejt dhe askush nuk mund t’ju akuzojë se nuk po u kushtoni rëndësi veprimeve apo fjalëve të tij. Por, kujdes! Shpejt mund të ktheheni në një njeri shumë emocional.

Virgjëresha – Keni pikëpamje të pavarura në gjithçka dhe kjo është diçka shumë e mirë. Njerëzit gabojnë rëndë duke u përpjekur t’i fusin mendimet tuaja brenda një kornize të caktuar. Ndihuni të lirë në opinionet dhe veprimet tuaja.

Peshorja – Nëse kuptoni se keni keqkuptuar dikë, pranojeni menjëherë sepse njerëzit janë të gatshëm të tregojnë me gisht nga ata që gabojnë. Të tregosh gabimet e tua është një veçori e rrallë.

Akrepi – Duhet të shkëputeni nga teoria dhe të bëheni më praktik. Gjithçka mësohet duke punuar. Por, tregohuni i kujdesshëm për të mos nisur shumë projekte në të njëjtën kohë sepse ekziston rreziku t’i lini pa përfunduar.

Shigjetari – Lidhja mes mendimeve dhe fjalëve tuaja është e fortë sot. Komunikimi me të tjerët shkon veçanërisht mirë. Nëse keni diçka për të thënë, mos hezitoni ta thoni sot.

Bricjapi – Fjalët do të rrjedhin lirshëm sot dhe nuk ju mungojnë gjërat për të thënë. Është e rëndësishme t’ua thoni të tjerëve pozicionin tuaj mbi çështje të caktuara.

Ujori – Thojeni mendimin tuaj nëse nuk bini dakord me dikë, kushdo qoftë ai. Personi përballë jush mund të mendojë se ju jeni në një mendje me të nëse nuk flisni.

Peshqit – Ruani integritetin tuaj në çdo rrethanë. Shumë persona rreth jush mund të dyshojnë në motivet pas disa veprimeve të caktuara, kështu që sigurohuni që nuk ju keni dhënë asnjë arsye për të dyshuar.

/tvklan.al