Dashi

Nisja e javës për ju, do të jetë pak e ngadaltë. Çdo mundësi që do u jepet do jetë shumë e frytshme. Bëni kujdes me financat.

Demi

Projektet tuaja që deri para pak kohësh janë dukur thjesht fantazi, do të vijnë duke u bërë realitet. Do arrini rezultate të shkëlqyera, dhe kjo për shkak se nuk kurseni as kohën dhe as energjitë tuaja.

Binjakët

Fatkeqësisht keni lënë pas dore disa detaje, ndonëse jo shumë të rëndësishme. Mësoni nga gabimet tuaja pa u dekurajuar, dhe radhës tjetër do arrini t’ia dilni mbanë.

Gaforrja

Nuk do jeni gati që të bëni disa konfirmime jo shumë të vërteta dhe bindëse. Besojini vetes suaj dhe miqve më besnik dhe nuk do të rrezikoni aspak. Jeni vërtetë këmbëngulës dhe me këmbë në tokë.

Luani

Jeni vigjilent dhe ndoshta meritoni më shumë. Durim! Edhe nëse nuk jeni ndër më të mirët, gjithsesi mund të bëni figurë të mirë duke qëndruar pas kuintave.

Virgjëresha

Falë një vullneti të hekurt, do arrini të kapërceni vështirësitë e situatave të ndryshme. Sigurisht që nuk do jeni në kulmin e lumturisë.

Peshorja

Prisni shkëlqim, por do merrni shumë më pak nga sa meritoni. Të jeni të sigurtë se radhën tjetër lavdia do jetë për ju. Financat janë më mirë së kurrë.

Akrepi

Mos u shqetësoni nëse jeni përballur me një situatë të papritur, duke qenë se së shpejti do të shpërbleheni. Nëse llogaritë tuaja nuk janë të sakta, mundohuni të bëni një udhëtim për t’u relaksuar.

Shigjetari

Për shkak të mungesës së harmonisë mes Hënës dhe Saturnit, do të përballeni më shumë se me një kritikë. Mungesa e aprovimit nuk është e pëlqyeshme, sidomos nëse nuk keni bërë kurrë gabime.

Bricjapi

Do të jeni të vendosur për të shkuar deri në fund çdo gjëjë. Pengesat do të bëhen vetëm një mjet, për t’iu treguar të tjerëve atë që jeni në gjendje që të bëni.

Ujori

Fillimi i javës nuk do të jetë shumë i mirë. Do të duhet të përballeni me testime të shumta. Do të duhet të veproni më shpejtë, nëse nuk doni që t’ua kalojnë kundërshtarët tuaj.

Peshqit

Partneri nuk do e pranojë një ftesë tuajën aq lehtësisht. Në mënyrë që të arrini të vendosni paqen, duhet të sajoni diçka shumë tunduese. Pikë së pari, shmangni që të merreni shumë me njerëz të tjerë./tvklan.al