Dashi – Dialogu dhe bashkëpunimi do rimojnë me ditën e sotme. Çdo gjë do jetë e mrekullueshme dhe partneri/ja do ju krijojë kushtet e duhura që ju të ndiheni si mbi re. Financat nuk do jenë të këqija.

Demi – Ditë shumë normale dhe pa asgjë të veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bëni ato që ndjeni pa menduar se çfarë mund të thonë të tjerët. Për financat do jetë ditë shumë e favorshme dhe e mirë. Mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim.

Binjakët – Marrëdhënia në çift do fillojë dalëngadalë të përmirësohet, megjithatë ende nuk është koha për të marrë vendime të rëndësishme. Tregohuni më të duruar. Financat do kenë probleme nëse shpenzoni pa u menduar.

Gaforrja – Sot do e kuptoni më së miri atë që keni në krah dhe do dini çfarë të bëni që t’ia plotësoni dëshirat më të zjarrta. Çdo gjë do shkojë për mrekulli. Në planin financiar mund të kryeni edhe ndonjë investim sepse situata do jetë e qëndrueshme.

Luani – Ditë e mbushur me emocione kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit ëndërruar që prej kohësh. Situata financiare do fillojë të konsolidohet.

Virgjëresha – Në dashuri nuk është momenti duhur për të ndërmarrë rreziqe të mëdha. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos e teproni me kritikat ndaj partnerit/es. Financat do jenë me të vërtet shqetësuese. Merrni masat e duhura.

Peshorja – Marrëdhënia në çift do thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe ju do kaloni akoma më tepër kohë me atë që keni në krah. Emocionet do jenë të papërshkrueshme. Financat duhen menaxhuar me më tepër kujdes dhe maturi, përndryshe do ketë probleme.

Akrepi – Ditë shumë e qetë dhe pa asnjë të re kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Vazhdoni t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të dashuroni si ta ndjeni. Në planin financiar duhet të tregoheni më të organizuar dhe të mos mendoni vetëm për të sotmen.

Shigjetari – Ju që jeni në një lidhje ju presin surpriza të njëpasnjëshme dhe të mrekullueshme gjatë gjithë ditës. Do ju duket shpesh vetja si në ëndërr dhe nuk do e besoni që është partneri/ja që ka menduar për çdo detaj. Financat nuk do jenë të këqija.

Bricjapi – Bashkëpunimi në çift do jetë shumë i ngrohtë gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do e zgjidhni me mirëkuptim. Në mbrëmje atmosfera do ngrohet mjaft dhe ju do ndiheni për mrekulli. Në planin financiar bëjini mirë llogaritë.

Ujori – Nën ndikimin e madh të Venusit jeta juaj në çift do jetë e bukur dhe mjaft emocionuese sot. Do ndiheni si kurrë më parë dhe do dëshironi që kjo ditë të mos ketë fund. Hëna do ju nxitë të shpenzoni pa menduar sot dhe situata financiare do jetë delikate. Bëni kujdes.

Peshqit – Ka shumë mundësi që të mos tregoheni shumë besnikë sot ndaj atij që keni në krah. Një person mjaft joshës do mundohet t’ju bëjë për vete dhe ju do bini shpejt pre e bukurisë së tij/saj. Në planin financiar tregohuni realistë me shpenzimet.

/tvklan.al