Dashi – Sot doni t’ju lënë vetëm me mendimet tuaja. Relaksimi me një libër mund të jetë ideja më e mirë. Bëni një shëtitje për të hequr tensionin, pasi edhe zhurmat që zakonisht nuk i vëreni, sot mund t’ju shqetësojnë.

Demi – Do të keni shqetësime lidhur me buxhetin. Kërkesat e të tjerëve mund t’ju irritojnë më shumë se zakonisht. Mënyra më e mirë për të hequr tensionin është të ushtroheni jashtë ose të ecni.

Binjakët – Keni një dëshirë të madhe të qëndroni vetëm. Do të kryeni disa detyra apo projekte, ose do të stërviteni për të hequr ca nga tensioni që ndieni. Ideja që të ushtroheni është e mirë. Nëse stërviteni herët, është si të dilni natën.

Gaforrja – Megjithëse jeni person i shoqërueshëm, sot do të dëshironi të qëndroni vetëm. Do të ndikoheni nga koha, ose nga shqetësime që kanë të bëjnë me punën. Me shumë gjasa ju duhet pushim.

Luani – Miqtë mund t’ju ftojnë të dilni, por me gjasa nuk do ta pranoni ftesën. Mund të ndiheni edhe i/e irrituar. Kjo është një ditë e mirë për t’u stërvitur ose për t’u marrë me projekte personale.

Virgjëresha – Mund të vëreni tension të pashkak gjithandej. Anëtarët e familjes mund të jenë të mbingarkuar me probleme që nuk mund t’i përcaktojnë. Mos u shqetësoni nëse ata nuk ju përgjigjen. Nuk janë vetvetja, mos i fajësoni.

Peshorja – Mund të merrni telefonata misterioze, qoftë edhe nga numra të gabuar. Të tjerët mund t’ju duken më pak të komunikueshëm se zakonisht, ndërsa ju mund të ndiheni pak më nervozë se zakonisht. Gjithçka mund të marrë fund nëse bëni një shëtitje apo bëni stërvitje. Nëse keni menduar prej kohësh të nisni të shkruani, kjo është dita.

Akrepi –Mund të përballeni me konfuzione si pasojë e problemeve buxhetore. Mund t’ju duhet të kontrolloni faturat për të qenë të sigurt. Mos u shqetësoni. Gjithçka do të sqarohet sapo të verifikoni faktet.

Shigjetari – Dikush i afërt me ju mund të duket më i mbingarkuar se zakonisht e madje mund ta gjeni të vështirë të merrni me të. Mos e merrni personale. Ka pak, ose aspak, të bëjë me ju. Ai/ajo ka disa probleme të vetat që nuk dëshiron t’i ndajë.

Bricjapi – Mund të ndiheni pak të tensionuar dhe me gjasa nuk e kuptoni pse. Arsyeja? Planetet. Mund të “kërceni” me pak dhe marrëdhëniet me të tjerët mund t’i keni pak të acaruara. Përpiquni të çlironi tensionin duke ecur ose ndoshta duke u ushtruar në palestër.

Ujori – Sot nuk është dita juaj. Mund të merrni ftesa, por nuk do të dëshironi të dilni me miqtë tuaj. Durimi juaj do të jetë i paktë dhe do të acaroheni për asgjë. Kjo nuk është një ditë e mirë për aktivitete dhe party.

Peshqit – Nuk jeni në humor. Do të jeni në qendër të vëmendjes, teksa ju nuk doni t’ia dini. Kur të gjithë shikojnë nga ju dhe presin që të thoni dika, thuajeni. Flisni shkurt dhe tërhiquni. Sot nuk jeni në humorin e duhur.

/tvklan.al