Dashi

Studimi i një koncepti filozofik, metafizik apo ndoshta i një kulture antike apo të huaj mund të marrë shumë prej kohës suaj sot. Mendja juaj është veçanërisht e mprehtë dhe penetruese tani, kështu që ju mund të shikoni përtej, të mësoni më shpejt dhe të përfitoni më shumë nga ajo që lexoni. Ecni para se të shkoni të flini.

Demi

Sot mund të vendosni të organizoni një festë të atypëratyshme. Shumë njerëz të gëzueshëm dhe interesantë mund të marrin pjesë. Do të kënaqeni shumë dhe do të ndiheni kënaqshmërisht të lodhur kur të përfundojë. Bëjeni! Problemi i vetëm është se një anëtar i familjes suaj mund të mos durojë shumë zhurmë. Sigurohuni që secili do të flasë më zë të ulët dhe mos luani muzikë me zë të lartë.

Binjakët

Një bisedë e gjatë telefonike mund të ndodhë mes teje dhe një partneri romantik. Mund të diskutoni filozofi, aktualitetin, kohën dhe opinionet tuaja. E vetmja gjë që me shumë gjasa nuk do të flisni është statusi i marrëdhënies suaj, çka mund të jetë frustuese për ju. Megjithatë, do të mësoni shumë rreth ndjenjave tuaja që do ju japin mundësinë të kuptoni më mirë njëri-tjetrin.

Gaforrja

Puna kreative mund të kërkojë më shumë fokus dhe përqendrim se zakonisht sot. Mund të nevojitet të bëni disa kërkime të thelluara, punë të ndërlikuar me detaje apo një tjetër lloj procesi që mund t’ju sforcojë sytë apo stimulojë mendjen. Bëni pushime. Mbështetuni pas dhe mbyllini sytë herë pas here. Mos harroni të hani! Në fund të ditës do të jeni të kënaqur me atë që keni bërë.

Luani

Disa vizitorë të rinj mund t’ju vijnë në shtëpi sot. Ju zakonisht nuk pëlqeni të jeni në qendër të vëmendjes, por në këtë rast mund t’ju pëlqejë. Mund të drejtoni disa lojëra apo të tregoni një apo dy histori. Çfarëdo që të bëni, si ju ashtu edhe të ftuarit tuaj duhet të kaloni mirë. Shijojeni ditën.

Virgjëresha

Sot mund të bëheni pjesë e komunikimeve intensive telepatike nga dikush që ju nuk e njihni mirë. Kjo mund të jetë simptomatike ose ngaqë ky person dërgon sinjale ankthi tek secili që ai/ajo njeh. Nëse ndiheni mirë me idenë, mund të provoni ta njihni pak më mirë atë person, pasi tani mund të ketë nevojë për një mik.

Peshorja

Puna intensive që keni bërë në të kaluarën, të cilën mund ta keni harruar, mund të ketë tërhequr vëmendjen e dikujt me pozitë. Sot ju mund të vlerësoheni për atë punë. Kjo përfundimisht mund të rezultojë një surprizë e gëzueshme dhe e mirëseardhur. Mund t’ju çojë në qiellin e shtatë për pak kohë. Zbrisni me këmbë në tokë dhe shkoni festoni.  

Akrepi

Një diskutim i çuditshëm mund të ndodhë me dikë që nuk e njihni mirë. Ai ose ajo mund të jetë një i njohur nga puna apo dikush që sapo ka ardhur nga larg. Biseda mund të parashtrojë mundësi karriere që kurrë nuk i keni marrë në konsideratë. Mund të harxhoni kohë teksa mendoni rreth tyre. Kjo mund të jetë diçka ndryshme, por janë kohë të çuditshme. Nëse ju duket në rregull, shkoni pas tyre!

Shigjetari

Mësimi pritet të jetë shqetësimi juaj kryesor sot, me gjasa metafizika, filozofia, historia apo disa degë tjera të shkencave humane. Mund të shpenzoni shumë kohë në biblioteka, librari apo të merrni pjesë në leksione apo workshope. Më pas me gjasa mund të vazhdojnë diskutimet dhe shkëmbimi i ideve, të cilat mund të rezultojnë stimuluese. Mbani shënime dhe shijojeni ditën.

Bricjapi

Disa keqkuptime mund të shkaktojnë konfuzion në shtëpi sot. Takti juan natyral dhe diplomacia do ju vijnë në ndihmë. Artistikisht mund të frymëzoheni të punoni në një pikturë apo histori të shkurtër që e keni pasur në kokë për një kohë të gjatë. Edhe nëse nuk u jepni shumë rëndësi aftësive tuaja artistike, ato mund të jenë përgjegjëse për disa mundësi të reja në karrierë që mund t’ju ofrohen.

Ujori

Dukeni më mirë se kurrë. Mos mendoni se mashkulli juaj nuk e ka vënë re. Edhe pse komunikimi mes jush mund të ketë qenë i tendosur së fundmi, e gjitha është harruar teksa ju kënaqeni nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Mund të ndiheni aventurier, kështu që pse nuk planifikoni diçka ndryshe për ditën? Bëni një xhiro me kanoe poshtë rrjedhës së një lumi aty afër ose shkoni të shikoni komedianin e ri në qytet. Do të kaloni shumë mirë!

Peshqit

Frymëzimi dhe imagjinata juaj janë në kulm. Mund të dëshironi të provoni një lloj projekti artistik. Të jeni të sigurt, do të surprizoheni për mirë nga rezultatet. Jeni të sintonizuar veçanërisht tek ndjenjat e të tjerëve, kështu që mos hezitoni të veproni me intuitën tuaj. Logjika hedh një hap prapa për t’i hapur rrugën instiktit sot./tvklan.al