Dashi 

Kush ka më shumë nevojë për ndihmën tuaj? Kjo mund të jetë pyetja juaj më e rëndësishme sot dhe menjëherë pasi ta keni kuptuar përgjigjen, ndihma juaj duhet të jetë një forcë e fuqishme në jetën tuaj.

Demi 

Shokët dhe kolegët tuaj janë më të rëndësishëm se kurrë sot. Nuk duhet ta shpenzoni ditën vetëm, pasi mund të nxirrni aq shumë gjëra nga koha dhe energjia juaj nëse jeni i rrethuar nga njerëzit e duhur.

Binjakët

Nëse keni pasur probleme në të kuptuarit diçka që ndihet sikur nuk duhet të jetë e vështirë, jepini një përpjekje tjetër sot. Truri juaj është i vendosur për të kuptuar dhe gjërat kanë të ngjare që të shkojnë mirë.

Gaforrja

Ndërveprimet tuaja sociale janë rritur sot dhe duhet të keni një ndjenjë të vërtetë në lidhje me shumicën e atyre që takoni. Nëse kjo nuk ndodh, vazhdoni të lëvizni derisa të gjeni atë të duhurin/ën.

Luani

Çështjet financiare janë kryefjala e ditës sot dhe duhet të siguroheni se po i trajtoni ato në një mënyrë të pjekur. Rishikoni buxhetin tuaj ose bëni një të tillë, nëse nuk e keni bere një të tillë për një kohë të gjatë.

Virgjëresha

Radhisni një arritje tjetër yjore sot, kështu që jepni më të mirën tuaj! Do zbuloni se njerëzit janë të gatshëm t’ju japin më shumë përgëzime sesa zakonisht falë kësaj arritje të fundit që keni bërë.

Peshorja

Jeni duke hasur një kohë të vështirë duke trajtuar të gjitha detajet sot, por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë! Përpiquni që t’u mbushni mendjen njerëzve tuaj që t’ju ndihmojnë sa të kapni veten, pasi delegimi mund të jetë mënyra më e mirë për momentin.

Akrepi

Është një ditë e mirë për ju që të kënaqeni me talentin tuaj për të mbajtur sekrete. Thjesht mund të doni ta bëni për të bërë jetën tuaj më interesante, por nëse do të donit me të vërtetë të gërmonit diçka, kjo duhet të jetë e lehtë.

Shigjetari

Ndiheni mjaft më të mprehtë se zakonisht kur konfrontoheni me autoritetet. Nëse e kuptoni këtë mund ta kompensoni dhe të shmangni krijimin e një skene, prandaj përpiquni që t’i merrni të gjitha me të lehtë.

Bricjapi

Duhet të merreni me dikë që ka ide të mëdha, por që i mungojnë aftësitë për t’i sjellë ato në jetë. Mund ta ndihmoni nëse e ndjeni të tillë, ose ndryshe mund të punoni mbi idetë tuaja të mefshta, të keni në çdo mënyrë atë çfarë ju duhet.

Ujori

Asgjë nuk është ashtu siç duket sot, prandaj nëse shikoni akoma më thellë, jeni të sigurt se do të gjeni gjëra që përfundimisht ia vlejnë që të mësoni rreth tyre. Është një ditë e mirë për të bërë pyetje të mëdha e të rëndësishme.

Peshqit

Emocionet tuaja personale janë duke ngjyrosur gjykimin tuaj sot, kështu që mund t’ju duhet që të përmbaheni përpara se të vendosni se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Por përsëri ju duhet të ndërmerrni një veprim./tvklan.al