Dashi – Dita e sotme do të jetë e mbushur me fat e sukses. Lajmet e mira mund të vijnë nga puna, por jo vetëm. Do të jeni gjithë ditën me humor shumë të mirë, fundja pse jo, me në fund fati po ju buzëqesh.

Demi – Paratë do të jenë çështja e ditës. Do të shpenzoni disi dhe bëni mirë që gjithçka ta shënoni dhe ta llogarisni. Keni premisa për të qenë të suksesshëm.

Binjakët – Mos flisni pa u menduar. Ndoshta dikush po përpiqet t’ju fusë në telashe, ndaj para se të gjykoni, studioni terrenin. Keni shpenzuar mjaft para sëfundmi, ndaj bëni mirë të tregoheni më të përmbajtur.

Gaforrja – Ndonëse të tejmbushur me punë, mendja ju qëndron diku tjetër. Nëse dikush ju pëlqen pamasë, bëni diçka. Në rast se jeni në një lidhje do ta gjeni veten duke planifikuar diçka tepër romantike.

Luani – Nëse do ta vlerësonit jetën tuaj me një notë momentalisht, ajo do të ishte maksimalja. Dukeni shumë mirë, karriera shkon mirë dhe jeta familjare është në harmoni. Do të merrni një lajm pozitiv që lidhet me një projekt pune ndaj keni shumë për të festuar.

Virgjëresha – Partneri zë një pjesë të rëndësishme të jetës tuaj dhe sot do të jetë shkak për të festuar. Shfrytëzojeni mbrëmjen për të organizuar diçka të veçantë dhe për të shpenzuar kohë bashkë.

Peshorja – Ka shumë punë për t’u bërë sot dhe shumë çështje financiare për t’u zgjidhur. Ndonëse do të jeni të ndarë mendërisht, mos u shqetësoni pasi do t’ia dilni të gjeni zgjidhje për të gjitha çështjet e  rëndësishme.

Akrepi – Lajme të mira sa i përket të ardhurave financiare do të bëjnë që e gjithë dita të jetë me energji. Megjithatë rezultatet mund të mos vijnë në një ditë ndaj mos u gëzoni vetëm sepse morët përgjigje pozitive. Vijoni normalisht, shpërblimi do të vijë.

Shigjetari – Përgatituni për të marrë lajme të mira sot. Përgjigjuni në telefon, kontrolloni email –in, pasi nuk i dihet nga mund të vijë. Suksesi ju pret në të gjitha fushat e jetës.

Bricjapi – Natyra pozitive po jep fryte. Kjo cilësi ju bën njeri që i menaxhon shumë mirë situatat e që shërben si motivim për të tjerët. Aftësitë drejtuese në punë mund t’ju sjellin një rritje në detyrë apo rritje page.

Ujori – Intuita ju thotë se do të jeni të suksesshëm në çdo gjë që ndërmerrni. Cilido është qëllimi që i keni vënë vetes do të keni prirjen për të qenë të suksësshëm. Një njohje e re shumë shpejt do të ndryshojë shumë gjëra.

Peshqit – Keni shumë shpesh tendencën për të qenë me kokën mbi re. Zbrisni ndonjë në tokë, pasi gjërat nuk janë gjithnjë siç i imagjinoni. Kohët e fundit keni marrë mjaft vlerësime, por kjo nuk duhet bërë shkak për t’u shkëputur nga realiteti. /tvklan.al