Dashi – Javët e fundit i keni kaluar duke eksploruar vende të tjera, duke takuar njerëz të rinj. Por tani ka një ndryshim në ritmin tuaj. Do të ndërprisni këtë aktivitet dhe do të qëndroni komod në shtëpi.

Demi – Do të përjetoin një ndryshim në ritmin dhe cilësinë e jetës. Ndoshta duhet të rivendosni kontaktet me disa miq nga e kaluara.

Binjakët –  Sot do të jeni më inovativ në marrëdhëniet me të tjerët. Edhe në aspektin e dashurisë priten zhvillime.

Gaforrja – Në muajin e kaluar ju keni afirmuar veten tuaj, kurse tani keni hyrë në një fazë konsolidimi. Tani prisni shpërblimet nga puna juaj e vështirë.

Luani – Sot paralajmërohet fillimi i një periudhe shumë të këndshme. Do të jeni shumë i lumtur dhe do të rrezatoni besim dhe qartësi.

Virgjëresha – Do të ishte momenti i duhur për të eliminuar pengesat që qëndrojnë mes jush dhe arritjes së qëllimeve tuaja.

Peshorja – Një partneritet i ngushtë është burim frymëzimi për ju. Nëse miku juaj i ngushtë, partneri romantik ose në biznes ju inkurajon të ndërmerrni një risk, ndiqni këshillën e tij. Një udhëtim jashtë shtetit ose një trajnim do të sjellë lumturi tek ju.

Akrepi – Lëreni kreativitetin tuaj të rrjedhë lirshëm. Vendosni ca përgjegjësi për hir të një projekti të bukur kreativ. Edhe pse jeni ngushtë me paratë, keni të holla të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet.

Shigjetari – Mos u tregoni shumë të ashpër me partnerin tuaj ose ortakun në biznes. Edhe pse ju duket se nuk po punojnë shumë, në të vërtetë po e investojnë gjithë energjinë në zgjidhjen e një problem.

Bricjapi – Do të keni një zbulim emocional që është jashtëzakonisht çlirues. Në vend që të lini punën t’ju definojë ju, jeni pikërisht ju ai që duhet të ndërtoni një identitet bazuar në vlerat dhe interesat tuaja.

Ujori – Është koha e duhur për të gjetur mënyra që e bëjnë komunitetin tuaj një vend më të mirë për të jetuar. Mbjellja e luleve apo pastrimi i mbeturinave janë mes zgjedhjeve. 

Peshqit – Një qasje krijuese ndaj një problemi kokëfortë do të rezultojë në një zbulim të madh. Në fillim njerëzit do të qeshin me sugjerimin tuaj të çuditshëm, por ju do të vazhdoni të ngulni këmbë. Sapo të provoni një mënyrë të re të të bërit të gjërave, do të përjetoni një përparim të jashtëzakonshëm. 

/tvklan.al