Dashi – Sot do të jeni shumë të shpërqendruar dhe do të neglizhoni gjëra të rëndësishme me të cilat duhet të merreni. Shtyjini çështjet e rëndësishme për një ditë tjetër, pasi vendimet që do të merrni mund të mos jenë më të mirat. 

Demi – Është e këshillueshme që talentin në arte ta vendosni në funksion të punës dhe aktiviteteve të ndryshme që lidhen me çështje profesionale. Një vizitë nga miq apo familjarë do të bëjë që pasditja të jetë tepër e këndshme.

Binjakët – Nuk do të jeni në humor të mirë për të komunikuar me të tjerët, ndaj bëni mirë që nëse keni takime pune, t’i shtyni. Është e këshillueshme që vendimet e rëndësishme t’i lini për ditë tjetër. Bëni diçka relaksuese.

Gaforrja – Mund t’ia dilni mbanë në çdo gjë që do të ndërmerrni sot. Është momenti i duhur për të bërë plane për të ardhmen. Idetë që keni do të vlerësohen nga ata që keni afër, ashtu sikurse edhe kolegët e punës.

Luani – Keni shanse të mira për të qenë të sukssesshëm si në aspektin profesional ashtu dhe sentimental. Dita e sotme do të jetë e karakterizuar nga imagjinata e lartë dhe shumë krijimtari. 

Virgjëresha – Në mëngjes do të jeni më të ndjeshëm se zakonisht dhe marrëdhëniet me të tjerët mund të jenë disi të tensionuara. Evitoni të bëni premtime që nuk i mbani dot. 

Peshorja – Ndryshime të mëdha mund të ndodhin në jetën tuaj, që do t’ju sjellin mjaft satisfaksion. Gjatë pasdites do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm sa i përket jetës sentimentale. 

Akrepi – Do të keni mundësinë të takoni një njeri të rëndësishëm që ndoshta më vonë mund të luajë një rol domethënës në karrierën tuaj. Nga ana tjetër sigurohuni që po i kushtoni vëmendjen e duhur njerëzve që keni pranë.

Shigjetari – Do të keni një ditë tepër të zënë, megjithatë falë përkushtimit dhe energjisë që ju karakterizon do t’ia dilni mbanë për të përmbushur të gjitha detyrat. Shanset janë të mira që të bëni edhe para. 

Bricjapi – Marrëdhënia me njerëzit e afërt do të jetë shumë e mirë. Ndoshta do të bënit mirë që t’i kushtonit më shumë vëmendje më të vegjëlve në familje.

Ujori – Mendoni për një mënyrë për të bërë më shumë para, e më pas angazhohuni në atë që synoni. Gjatë pasdites mund të keni një përplasje të lehtë me njeriun e zemrës.

Peshqit – Marrëdhëniet me miqtë dhe të afërmit do të jenë shumë të mira. Kur vjen puna për të marrë vendime të rëndësishme merrni kohën që ju duhet./tvklan.al