Dashi – Ditë e turbullt për të gjithë ata që janë në çift. Do jeni me humor të keq që në mëngjes dhe do e kritikoni pa fund atë që keni në krah. Fatmirësisht ai do jetë më i kuptueshëm sepse në të kundërt mund të përballeshit edhe me ndonjë ndarje. Buxheti nuk do jetë aspak problematik.

Demi – Hëna do ndikojë negativisht tek lidhja juaj sot kështu që pritet një ditë e trazuar. Nuk do hapni rrugë në asnjë moment dhe kokëfortësia do ju karakterizojë gjithë kohës. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm.

Binjakët – Edhe pse partneri/ja do ju kushtojë më tepër vëmendje dhe do mundohet që ju të ndiheni sa më mirë, ju nuk do i vlerësoni përpjekjet e tij/saj. Edhe durimi dhe toleranca e ka një kufi. Në mbrëmje do keni debate të forta. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të kryeni shpenzime.

Gaforrja – Asgjë e veçantë nuk do ndodhë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që merrini gjërat shtruar dhe bëni atë që do ndjeni për momentin. Në planin financiar do mbështeteni nga Jupiteri dhe situata do ketë goxha përmirësime.

Luani – Gjatë kësaj dite do kaloni më tepër kohë pranë atij/asaj që dashuroni dhe do ndiheni më së miri në krahët e tij. Përkëdheljet dhe ledhatimet do ju bëjnë të ndiheni më të dëshiruara. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, por nuk rekomandohen shpenzimet kuturu.

Virgjëresha – Ditë e qëndrueshme dhe pa mosmarrëveshje kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni me fat që keni në krah dikë si partneri/ja që ju mbroj dhe ju bën gjithmonë të ndiheni mirë. Në planin financiar duhet të ndiqni strategji të reja për ta përmirësuar situatën.

Peshorja – Jeta në çift do ju sjellë emocione dhe kënaqësi të papërshkrueshme gjatë kësaj dite. Pasioni do jetë i zjarrtë dhe do ju kujtojë fillimet e lidhjes. Financat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen.

Akrepi – Rutina do e pushtojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Nuk do ndiheni mirë për këtë fakt dhe shpeshherë trishtimi do ju pushtojë. Financat do jenë mjaft të ekuilibruara.

Shigjetari – Mos lejoni njerëzit e huaj të ndikojnë në lidhjen që keni krijuar sepse do ju prishin punë. Mundohuni që ta zgjidhni gjithçka vetë sepse në këtë mënyrë do merrni edhe më tepër kënaqësi. Problemet financiare do marrin fund njëherë e mirë.

Bricjapi – Ka shumë mundësi që marrëdhënia në çift të jetë shumë konfliktuale gjatë kësaj dite. Do kërkoni më shumë të drejta e pavarësi dhe kjo mund të mos i pëlqejë atij që keni në krah. Kujdes me ato që do thoni. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe.

Ujori – Ditë shumë animuar dhe plot ngjyra kjo për të dashuruarit. Nuk do ketë mosmarrëveshje, përkundrazi falë një komunikimi të mirë do arrini t’i zgjidhni edhe disa pengje që ju kishin mbetur. Financat do jenë problematike.

Peshqit – Fatmirësisht ndikimi i Hënës tek jeta juaj në çift do jetë pozitiv gjatë kësaj dite. Do tregoheni mjaft tolerantë dhe do e respektoni mendimin e tjetrit. Sektori që lidhet me të ardhurat do jetë jo vetëm i qëndrueshëm, por mund të ketë edhe përmirësime.

/tvklan.al