Dashi – Nëse keni menduar të nisni një dietë, kjo është dita e duhur. Edhe nëse jeni nga ata që nuk kanë nevojë për përkujdesje të madhe, duhet të qëndroni larg ushqimeve të pasura. Mos pini shumë alkool dhe mos hani shumë çokollata.

Demi – Mendoni se nuk keni mjaftueshëm para? Është koha për të bërë diçka. Jeni të sigurt se po bëni gjithçka mundeni për të fituar sa më shumë para që është e mundur?

Binjakët – Sot do të bëni një bilanc të vështirë. Do të kontrolloni gjithçka, nga shpenzimet personale tek të fëmijëve dhe kreditë. Nisjani! Është koha për ta bërë.

Gaforrja – Mendoni se njerëzit përreth tërhiqen nga ju? Nëse doni të risiguroheni, punoni pak me paraqitjen tuaj. Pak punë e kombinuar me energjinë e ditës së sotme do t’ju japë një sharm tjetër.

Luani – Me shumë gjasa po shikoni për objektiva të reja në jetën tuaj personale dhe në karrierë. Sot do t’ju jepet mundësia për të ndarë disa ide dinamike me njerëz të ring. Duhet të përpiqeni të vendosni takime periodike me ta. Miqësitë e reja mund të jenë shumë produktive sa i përket përmbushjes personale.

Virgjëresha – E sotmja do të jetë një ditë e madhe për ju. Fëmijët apo nipërit tuaj do të kenë energji të tepërt. Është në dorën tuaj të kujdeseni për ta. Është radha juaj të bëni planet familjare.

Peshorja – Një ditë e mrekullueshme është para jush. Jeta po ju jep juve më shumë hapësirë se liri për momentin. Mund ta shfrytëzoni këtë hapësirë për të bërë diçka me kreativitetin që keni.

Akrepi –Duhet të mendoni për përmirësimin e kushteve dhe vendit të punës. I keni bërë kërkesat tuaja të qarta, por askush nuk u ka kushtuar rëndësi. Është në dorën tuaj ta ndryshoni situatën. Mendoni të bëheni bos i vetvetes.

Shigjetari – Ju jeni të ndjeshëm dhe impresivë. Do të përballeni më shumë presion, por ju mund t’ia dilni. Futuni punës dhe do ta kryeni. Mund të fantazoni gjatë kohës së lirë.

Bricjapi  – Edhe të tjerët mund të jenë kokëfortë. Sot jeni të inkurajuar të shikoni veten. Provoni të dëgjoni në vend që të flisni dhe do të mrekulloheni nga ato që do të mësoni. Edhe njerëzit e tjerë kanë opinionet e tyre. Disa prej të cilëve janë shumë të vlefshëm.

Ujori – Sot do të përballeni me një prej aspekteve më të ashpër të personalitetit tuaj. Mund të jetë shokuese. Jeni në kulmin e emocioneve dhe humbja e kontrollit nuk është e vështirë. Jeni njeri si të gjithë. Mësoni sa mundeni nga eksperiencat dhe ecni para.

Peshqit – Sot nuk do të ndiheni i pamposhtur. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është pasojë e punëve të shumta që keni për të bërë. Fokusoni në detyrat tuaja dhe çlodhuni më pas. E meritoni!

/tvklan.al