Dashi – Përpiquni që t’i merrni gjërat me prakticitet dhe të mos i kushtoni më shumë rëndësi seç duhet çështjeve që nuk përbëjnë rëndësi. Duke i menduar gjërat gjatë rrezikoni të mos merrni asnjë vendin, edhe atëherë kur duhet.

Demi – Problemet në familje do të bëjnë që një mik të ketë nevojë për mbështetjen tuaj. Ky person mund t’i shfaqë problemet në mënyra disi agresive dhe të mos flasë hapur. Përpiquni ta mirëkuptoni dhe ta këshilloni.

Binjakët – Mos bini pre e situatave provokuese. Sa herë e bëni një gjë të tillë, rrezikoni të bëni gabime dhe të krijoni armiq. Jo të gjithë e mirëkuptojnë të vërtetën tuaj, sidomos nëse ajo cënon tjetrin.

Gaforrja – Ndoshta qëndrimi brenda në shtëpi nuk është ideja më e mirë. Dilni, vini në lëvizje muskujt. Ndonjëherë është e nevojshme që për të shplodhur trupin të shplodhni më parë mendjen, pse jo duke u relaksuar në një ambient të hapur.

Luani – Një pjesëtar i familjes do të krijojë shqetësime dhe ky është një problem që kërkon zgjidhje. Përpiquni që të bisedoni me të për të kuptuar çfarë e shqetëson dhe përse po mban një qëndrim të tillë.

Virgjëresha – Nëse dikush që ju rrethon nuk është me humor të mirë dhe po ju shmang, bëni durim. Insistoni për të marrë vesh të vërtetën, pasi vetëm kështu do të mund të kuptoni çfarë po ndodh. Ndoshta diçka që mund të keni thënë mund ta ketë lënduar.

Peshorja – Puna kërkon që të fokusoheni tërësisht tek ajo dhe të lini mënjanë shpërqendrimet që mund të vijnë nga ata që ju rrethojnë. Nëse ju mungon përqendrimi, bëni pushim, kthjelloni mendjen e më pas rifilloni.

Akrepi – Intuita do të jetë në nivelet më të larta sot dhe kjo do të bëjë që jo vetëm t’i kapni problemet në ajër, por edhe t’i jepni atyre zgjidhje. Mos kërkoni llogari nga të tjerët për çështje që ndoshta ju nervozojnë. Përpiquni të kuptoni arsyet dhe t’i ofroni të tjerëve eksperiencën tuaj.

Shigjetari – Jo gjithmonë sjellja e të tjerëve është e këndshme dhe shpeshherë është e nevojshme t’i tregoni atyre vendin. Studioni me vëmendje çfarë bëjnë dhe përse e më pas veproni. Evioni debatet dhe zgjidhni çdo problem me qetësi.

Bricjapi – Jeni të shqetësuar sa i përket parave dhe kjo do të krijojë jo pak probleme. Përpiquni që të tregoheni racionalë dhe përballuni me këto probleme. Nëse analizoni me kujdes shpenzimet do të mund të bëni llogari dhe të merrni masat e nevojshme.

Ujori – Ambienti ku punoni do të pësojë ndryshime, që do të vijnë në mënyrë të papritur. Nuk ka nevojë për panik, pasi jo domosdoshmërisht do të ndikojë drejtpërdrejt tek ju. Ruani qetësinë dhe tregojini të tjerëve vendin që ju takon.

Peshqit – Nëse kërkoni të zgjidhni një problem të caktuar, ndoshta librat nuk janë mënyra e duhur. Ndonjëherë për të zgjidhur një çështje të caktuar mjafton një bisedë me një mik të mirë. Dilni dhe takoni njerëz, mbyllja në vetvete nuk është ideja më e mirë./tvklan.al