Dashi – Dita e sotme do të shoqërohet me luhatje të humorit, që do t’jua të vështirë komunikimin me të tjerët. Më e mira që mund të bëni është që ta merrni me qetësi dhe të mendoheni dy herë përpara se të gjykoni.

Demi – Bëni kujdes me paratë, pasi sot do të shihni se po janë duke u pakësuar. Është normale që kjo të ndodhë nëse keni tendencën për të qerasur këdo që ju del përpara. Ndoshta ka ardhur koha që të kujdeseni më shumë për financat personale, përpara se të jetë tepër vonë.

Binjakët – Do ta gjeni veten në udhëkryq sa i përket karrierës. Gjërat nuk po shkojnë siç duhet në punën ku ndodheni aktualisht, por nuk keni një ofertë më të mirë. Bëni durim dhe mbani kontakte me miq e të njohur, ndoshta një mundësi e mirë do të trokasë në derë shumë shpejt.

Gaforrja – Këto kohë, rreth jush ka më shumë informacion seç ju duhet, ndaj është e nevojshme që të seleksiononi çfarë ju vjen dhe të merrni atë që ju bën punë. Mos u merrni me thashetheme dhe fokusohuni tek puna e miqtë e mirë që ju rrethojnë.

Luani – Njerëzit interesantë gjenden kudo e ndoshta sot do të keni fatin të takoni një të tillë. Prurjet e reja në punë mund t’ju surprizojnë. Mos u tregoni mosbesues kundrejt atyre që nuk njihni, vetëm sepse jeni lënduar në të shkuarën.

Virgjëresha – Sot është dita që të diskutoni për të ardhmen me njeriun e zemrës. Është e rëndësishme të bëni plane dhe të nisni me zbatimin e tyre sa më parë të jetë e mundur. Nëse partneri nuk është në të njëjtën mendje, atëherë bëni mirë që diskutoni arsyet për të gjetur zgjidhje.

Peshorja – Ndonjëherë të diturit më shumë seç duhet mund të jetë e rrezikshme. Bëni mirë që përpara se të flisni të analizoni mirë situatat dhe personat që keni përballë. Shpesh zgjedhja e duhur është t’i lini të tjerët të veprojnë e të gabojnë. Në fund do të jenë vetë ata që do të kuptojnë se kishit të drejtë.

Akrepi – Lodhja e tepërt mund t’ju shndërrojë në njeri të shpërqendruar dhe të pa ndjeshëm. Është mirë që në këto raste të evitoni biseda të rëndësishme dhe të gjeni sa më parë kohë për të pushuar. Rikuperoni energjitë dhe kujdesuni më shumë për veten.

Shigjetari – Nëse ndiheni në faj për diçka që mund të keni bërë apo thënë, kërkoni falje. Sado e vështirë të jetë për tjetrin, ndjesa është hapi i parë dhe i duhur. Mbani gjithnjë në mendje që jo gjithçka duhet thënë hapur dhe jo gjithmonë e vërteta do të japë frytet që prisni.

Bricjapi – Bëni kujdes me paratë. Projekti me të cilin po punoni mesiguri do të sjellë të ardhura të mira, por deri atëherë mos u tregoni dorëlëshuar dhe shmangni shpenzimet e tepërta. Me partnerin gjërat shkojnë mirë, ndonëse shumë shpejt do të do të duhet të flisni shtruar për të ardhmen.

Ujori – Është një ditë e mirë për t’ia bërë qejfin vetes. Keni punuar fort këto kohë dhe e meritoni pak dëfrim. Dilni me miqtë, për pazar apo ikni në një udhëtim. Mjaft u shqetësuar për anën financiare, keni punuar për këtë ditë. Nëse jeni në një lidhje partneri do ta vlerësojë përpjekjen për t’ia bërë qejfin në çdo mënyrë.

Peshqit – Nuk është e vështirë t’ju bësh të ndiheni në faj, sidomos nga familjarët. Disa probleme një shtëpi do të bëjnë që të ndiheni të pafuqishëm dhe të dëshpëruar për të gjetur një zgjidhje, pavarësisht se nuk është në dorën tuaj. Të qenit njeri i dhembshur është vlerë, por nuk duhet të lejoni që kjo t’ju dëmtojë, ndaj distancohuni kur problemet nuk kanë të bëjnë me ju./tvklan.al