Dashi

Duhet të ndaloni së jetuari për të kaluarën. Keni një mundësi për të ecur përpara në një terren të ri. Edhe pse ky territor do jetë pak i frikshëm për ju, do të mësoheni. Kërkoni ndihmën e personave që ju duan, sepse nuk është turp as të pyesësh as të kërkosh ndihmë.

Demi

Mos bini pre e presionit të kolegëve. Disa njerëz kanë përqafuar me entuziazëm një plan të ri që e keni përgatitur mjaft mirë. Do keni edhe vërejtje që do tregojnë mosbesim dhe zemërim. Ju jeni një person shumë etik me një ndërgjegje të pastër.

Binjakët

Duhet të ktheheni në realitet dhe të merreni me sistemimin dhe qartësimin e problemeve. Shpjegojani situatën një kolegu të mirë apo partnerit sepse ata nuk janë aq të pa-interesuar sa mendoni. Nëse e bëni këtë do largoheni nga një stres i madh dhe më pas do merrni një shëtitje që do t’ju sjellë në mend faktin se sa e rëndësishme është të gëzosh jetën.

Gaforrja

Po përpiqeni t’i hapni vetes një rrugë që ju dërgon drejt suksesit. Ndiheni të lodhur nga rutina e përditshme dhe gjithashtu keni menduar të ndërmerrni një udhëtim sepse kohët e fundit keni qenë vetëm punë dhe shtëpi. Përpos kësaj do përgatiteni për të mbrojtur interesat sepse dikush po fut hundët në punët tuaja dhe nëse personi ia arrin qëllimit, përpjekjet tuaja mund t’ju sjellin në një hap prapa.

Luani

Keni pak konfuzion për t’i shpallur luftë armikut sepse mendoni se mund të pendoheni më pas. Një bashkim i financave me partnerin ju ka shqetësuar sepse mendoni se duhet të jeni të pavarur. Këshillohuni me një profesionit që të kuptoni se cilat janë të mirat dhe të këqijat e lëvizjes që keni bërë.

Virgjëresha

Kohët e fundit keni bërë gabime të turpshme. Në vend që të mundoheni t’i fshini ju i tregoni akoma më tepër. Kjo do të zemërojë edhe partnerin/en që mund t’ju braktisë. Kjo do ishte fatale për ju për shkak të ndjenjave që keni. Kërkoni një falje të sinqertë. Do duhet pak kohë për të rivendosur besimin.

Peshorja

Fakti që jeni të besueshëm në punë do të thotë se të gjithë do trokasin në derën e zyrës për t’ju pyetur edhe për lëvizjet më të vogla. Nëse jeni duke përjetuar vështirësi personale, flisni me shefin dhe merrni një ditë leje. Nëse punëdhënësi e di arsyen për sjelljen tuaj pak agresive, ai do jetë më i mirëkuptueshëm.

Akrepi

Sjellja rebele si një fëmijë do t’ju shoqërojë gjithë ditën dhe sigurisht të afërmit do t’ju hapin rrugë, sepse nuk mund t’ju përballojnë. Do krijoni situata të mërzitshme dhe paniku, përmes shpërthimeve të zemëruara. Mësoni të disiplinoheni dhe pse jo kërkoni ndihmën e një psikologu për të menaxhuar zemërimin e tepërt.

Shigjetari

Jeni duke luftuar me çështjet emocionale. Në vend të kësaj mund të diskutoni me partnerin/en dhe të gjeni zgjidhjen e problemit mes jush. Mos thoni fjalën e fundit sepse mund të shkoni në ndarje. Njëri prej jush duhet të hapë rrugën dhe të tërhiqet nga kokëfortësia.

Bricjapi

Zakonisht ju punoni aq shumë sa keni nevojë urgjente për pushime. Detyrat tuaja caktojani dikujt tjetër edhe pse e dini mirë se nuk mund të bëjë punën ashtu si e kërkoni. Bëni një listë të gjerë të gjërave që kukoni të blini dhe zgjidhni ato gjëra që janë më të rëndësishme sepse nuk keni mundësi të shpenzoni aq shumë.

Ujori

Është koha të përballeni me seriozitetin e mungesës financiare. Në vend të shpenzimeve në restorante të shtrenjta, mendoni njëherë se sa e keni buxhetin. Eliminoni në mënyrë urgjente shpenzimet e luksit. Miqtë tuaj kanë përhapur fjalë se jetoni shtrenjtë sidomos për meshkujt, vajzat do jenë në gjueti për ju.

Peshqit

Ndryshoni sjelljen sepse po e kuptoni mjaft mirë se nuk po lini përshtypjet e duhura tek rrethi i ri shoqëror. Mos ngacmoni aty ku nuk duhet sepse në të kundërt do të nënvlerësoheni. Bisedoni me dikë të afërt për problemin që po ju shoqëron këto kohë. /tvklan.al