Dashi– Sot do të ndiheni pa humor dhe nuk do të keni dëshirë të flisni me asnjë. Kjo gjendje do të shqetësojë partnerin dhe familjen. Bëni mirë të tregoheni më të kujdesshëm dhe të mos e shfaqni mërzinë tuaj vend e pa vend.

Demi –Mos flisni pa u menduar dhe në situata ku nuk duhet të ndërhyni, pasi kjo gjë mund t’ju hapë telashe të mëdha. Ndonjëherë është më mirë që vetëm  të dëgjoni.

Binjakët –Përpiquni që të organizoheni pasi situata do të jetë shumë e rëndur gjatë ditës. Nëse nuk e bëni që në mëngjes, më vonë do të jetë e vështirë nga ngarkesa e tepër e punës.

Gaforrja –Sot duhet të tregoheni diplomatë të vërtetë. Kjo është dita ku duhet të tregon itë gjitha aftësitë tuaja, prej drejtuesi. Do të keni sukses.

Luani –Mos e fajësoni vetën për diçka që nuk e kenë  bërë. Ju thjesht dhatë një mendim, por në fund secili merr vendim që dëshiron dhe ju nuk keni pse të mërziteni për të tjerët.

Virgjëresha –Ndiheni konfuz dhe nuk dini si të veproni me ndjenjat tuaj. Mos i bëni presion askujt. Mos harroni se në fund të fundit një marrëdhënie ka brenda adrenalinë, argëtim, por edhe grindje.

Peshorja –Mos e izoloni veten dhe të rrini të mbyllur, sa më shumë ta bëni këtë aq më tepër pasoja do të keni. Nëse e pranoni se ndiheni të vetmuar mund të dilni me dikë për të ndryshuar monotoninë.

Akrepi –Sot do të ndiheni shumë të lumtur, pasi partneri do të plotësojë të gjitha tekat. Në këtë mënyrë do të kuptoni që ai nuk ju ka “braktisur” apo harruar, sikurse pretendonit ju.

Shigjetari –Sot do të habiteni nga ato që do ju thonë njerëzit e afërt dhe sidomos nëna juaj. Kjo do të bëjë që të ndiheni të lënduar, por do të kalojë shumë shpejt.

Bricjapi –Sot do të tregoni kokëfortë dhe nuk do të dëgjoni askënd. Bëni kujdes pasi kjo sjellje mund të ndikojë keq në punën tuaj. Asnjëherë nuk është gabim nëse dëgjon dhe këshillat e kolegëve.

Ujori – Sot do të përballeni me barriera të forta dhe kjo gjendje do ju vështirësojë ditë, por në mbrëmje gjërat do të përmirësohen.

Peshqit – Sot do të jeni të pafuqishëm dhe puna do të jetë gjëja e fundit që dëshironi të bëni. Bëni durim, pasi në darkë do të keni gjithçka që dëshironi

./tvklan.al