Dashi – Sot do të keni disa mendime që do t’ju shqetësojnë dhe do të duhet të përballeni me një situatë aspak të kënshme. Disa thashetheme do t’ju bien në vesh dhe t’ju shqetësojnë. Përpiquni të ruani qetësinë dhe të gjykoni gjithçka me qetësi e pa u ndikuar.

Demi – Disa faktorë të jashtëm do t’ju vendosin në mes të një debati që nuk ju përket. Mos u shqetësoni, por shiheni situatën si një mundësi për të mësuar gjëra të reja rreth të tjerëve.

Binjakët – Ndiheni të lodhur mendërisht, mbi të gjitha me faktin se duhet gjithnjë të merrni me mend se cilën rrugë duhet të ndiqni. Tregohuni të matur nëse përballeni me të paprituara dhe mos e refuzoni ndihmën e të tjerëve.

Gaforrja – Sot do të jeni në kërkim për të qenë sa më të lirë dhe me dëshirën për të ndjekur mënyra të reja të pavaruara për të vepruar. Mos u shqetësoni nëse mënyra të tilla ju çojnë nëpër territore që nuk i njihni dhe guxoni.

Luani – Njerëzit do të kenë tendencën të jenë po aq kokëfortë sa ju. Kjo mund të çojë në konflikte nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Dëgjoni edhe mendimin e të tjerëve. Mos pretendoni që ata të bien gjithmonë dakord me këndvështrimin tuaj.

Virgjëresha – Tendenca kundrejt të panjohurës dhe të çuditshmes është me fortë se zakonisht dhe kjo do t’ju bëjë që të tërhiqeni nga mendime të reja. Merrni guximin dhe prezantohuni me të panjohurit që mund të dalin para. Mbase ata mund të shndërrohet në diçka më shumë, por nuk do ta merrni vesh kurrë nëse nuk e njihni.

Peshorja – Rrugës mund t’ju dalin pengesa të papritura. Nuk mund të planifikoni gjithçka, ndaj mos u dekurajoni kur diçka e papritur do të sjellë jo pak shqetësim. Ruani qetësinë dhe mos merrni asnjë vendim të nxituar.

Akrepi – Nuk do të jeni në formën tuaj më të mirë sot, ndoshta për shkak të një situate të papritur në punë. Kujdesuni që në situata të caktuara të përdorni mendime dhe emocione në reagimin tuaj. Mos u mbështesni vetëm tek logjika kur kërkoni përgjigje.

Shigjetari – Sot do të jetë një ditë e mbushur me të papritura, me ulje e ngritje, një rrugë për të cilën ndoshta nuk jeni ende gati. Përpiquni ta përgatisni veten me faktin se do të keni surpriza që nuk do të jenë të këndshme.

Bricjapi – Mos kini frikë që të eksploroni gjëra të reja sepse mund të zbuloni të dhëna të rëndësishme, që nuk do t’i kishin vënë re ndryshe. Dija mund të gjendet në vende të ndryshme, edhe aty ku nuk e prisni, ndaj mos e hidhni poshtë diçka që nuk ju bind në sy të parë.

Ujori – Qëndroni mendjehapur sa i përket alternativave për të zgjidhur situata të caktuara. Për disa çështje mund t’ju duhet të që ndryshoni strategji, por kujdesuni që të mos sakrifikoni vlerat apo parimet tuaja.

Peshqit – Do të keni ndjesinë se ka diçka që nuk shkon sot, por nuk është e vërtetë. Është perceptimi juaj që nuk është në formën më të mirë sot. Përpiquni të fokusoheni disi më shumë që të rigjeni aftësinë për të analizuar detajet nga afër. /tvklan.al