Dashi – Është koha që të lini mënjanë shpenzimet dhe të mendoni të kurseni pak më shumë. Nëse vërtet dëshiron që planet tuaja të marrin jetë, veproni dhe mos u mendoni dy herë.

Demi – Kushtojini kohë familjes, pasi e keni lënë pas dorë. Koha më e mirë dhe e kaluar më bukur është pranë tyre, sidomos në këto momente të vështira që ata po kalojnë.

Binjakët – Ju keni një shpirt bujar dhe sot do e shfaqni më së miri. Një miku juaj ka nevojë për ju, prandaj qëndrojini pranë dhe ndihmojeni. Do merrni shumë kënaqësi dhe kjo do ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj.

Gaforrja – Kjo mund të jetë një ditë intensive, veçanërisht nëse ndiqni  instinktet e tuaja. Në shtëpi do përballeni me disa probleme të cilat bëni mirë t’i zgjidhni dhe të mos shmangeni më.

Luani – Shijoni pushimet dhe falini vetes kënaqësi të reja. Nuk është momenti për tu menduar shumë. Lerjani kohës dhe gjërat do të shkojnë në vendin e tyre.

Virgjëresha – Ju jeni një person i organizuar dhe i disiplinuar gjatë gjithë kohës, por bëni mirë të ndryshoni. Ndonjëherë gjërat spontane janë më të bukurat. Mos e mendoni këtë si të papërgjegjshmëri, por mendoni se është njerëzore!

Peshorja – Sot do të keni nevojë të merrni disa vendime të rëndësishme. Mos ja u lini gjithmonë në dorë miqve apo të afërmeve. Kjo nuk është e drejtë. Ju duhet të jeni më të vendosur dhe të tregoni maturi.

Akrepi – Mund të mendoni për gjithçka në mënyrë që të  përmirësoni situatën tuaj të punës. Ju i keni bërë kërkesat tuaja të qarta, por askush nuk është  duke i kushtuar vëmendje. Ndoshta ju keni kontaktuar njerëzit e gabuar.

Shigjetari – Sot do të jeni shumë të ndjeshëm. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos bini pre e presioneve. Merrini gjërat me qetësi dhe jepuni njerëzve kohën e duhur për të reflektuar.

Bricjapi – Mos u tregoni kokëfortë, por dëgjojini të tjerët deri në fund. Praktikoni të dëgjoni më tepër sesa të flisni. Edhe njerëzit e tjerë kanë mendime. Disa prej tyre janë të vlefshme.

Ujori –  Do të përfshiheni nga xhelozia, dhe mund të ballafaqoheni me një nga aspektet më të ashpra të personalitetit tuaj. Të tjerët do të tronditen nga reagimi juaj, por mos u shqetëso. Ju jeni njerëz si të gjithë të tjerët.

Peshqit – Ju jeni gjithmonë optimist, por sot do të përballeni me një trishtim në vetvete.  Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mund t’i ndodhë gjithsecilit. Përpiquni të dilni nga shtëpia dhe të argëtoheni pak, çdo gjë do të kthehet si më parë./tvklan.al