Dashi – Partneri dhe jeta sentimentale është padyshim tepër e rëndësishme e duhet jetuar në maksimum. Por bëni kujdes dhe mos harroni edhe jetën e përditshme, miqtë e detyrimet. Duke u fokusuar vetëm tek një person do të lini pasdorë pjesën tjetër.

Demi – Mos dilni nëse nuk keni dëshirë. Pavarësisht insistimit të miqve, nëse ndiheni të lodhur merrni kohën që ju duhet dhe qëndroni në shtëpi. Ditë të lodhshme ju presin, ndaj çdo kohë e shpenzuar për t’u relaksuar do të jetë e dobishme.

Binjakët – Nuk ka nevojë të jeni gjithnjë personi i përgjegjshëm i grupit. Jepini vetes pak kohë për t’u argëtuar e për t’u dëfryer. Puna mund të jetë konsumuese dhe duhet të bëni diçka për të ruajtuar ekuilibrin.

Gaforrja – Do të merrni pjesë në një event që e prisnit prej kohësh. Përveç kontakteve që mund t’ju shërbejnë në një të ardhme, mund të krijoni njohje të tjera që nuk kanë lidhje me punën. Pse jo, mund të takoni edhe një person që do t’ju bëjë për vete e që do të bëjë të lindin ndjenja të reja.

Luani – Mos u tregoni dorëlëshuar vetëm sepse keni marrë një dorë të mirë parash. Blini çfarë ju mungon dhe pjesën tjetër bëni mirë ta kurseni. Kohë të vështira mund të vijnë dhe do të ishtë mirë që t’ju gjejë të përgatitur.

Virgjëresha – Në mbrëmjë do të gjendeni të vetmuar. Shfrytëzojeni për t’u relaksuar, duke parë një film apo duke lexuar diçka interesante. Do të shihni se ju duhej pak kohë me veten. Në punë mos kini frikë të merrni vendime të rëndësishme, ndonjëherë është pikërisht ajo që duhet, sado e vështirë.

Peshorja – Zakonisht jeni njeri tepër social, por sot do të ndjeni se nuk ka asgjë më të mirë sesa të punoni vetëm. Pavarësisht kësaj nuk do t’ju mungojë ndihma e të tjerëve. Mos e refuzoni. Përdorni gjithçka në favorin tuaj dhe në mbrëmje shpenzojeni kohën për t’u relaksuar.

Akrepi – Nevoja për të pushuar është emergjente. Puna e lodhshme dhe informacioni i tepër që keni marrë kërkojnë që t’i jepni mendjes kohë për t’i përpunuar. Të nesërmen do të shihni se gjithçka do të fuksionojë në favorin tuaj.

Shigjetari – Një festë apo një pasdite jashtë me miq të mirë, do të bëjë që sot të kaloni një kohë mjaft interesante. Bisedat që do të ngjallin interes e mendime që flinin, si dhe njerëz interesantë që do të takoni do t’ju bëjnë të kaloni një mbrëmje tepër të bukur.

Bricjapi – Sot është dita për të dëgjuar e studiuar të tjerët. Mund të mësoni shumë prej tyre e në këtë mënyrë të përmirësoni veten. Qëndroni vigjilentë dhe do të shihni se çdo informacion që do të merrni do t’ju shëbejë të nesërmen.

Ujori – Mos prisni nga të tjerët të pamundurën. Jo të gjithë i shohin gjërat si ju dhe jo të gjithë punojnë me të njëjtin pasion. Distancohuni nga fjalët dhe shihni punën tuaj. Është tepër vonë për të ndrequr të tjerët, kjo nuk ka përse të jetë detyra juaj.

Peshqit – Nëse po përpiqeni të bini në sy, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të tregoni aftësitë intelektuale që keni. Megjithatë mos ekzagjeroni dhe mos tentoni të bëni gjithçka vetë, sepse rrezikoni të dështoni. Bashkëpunimi me të tjerët është thelbësor./tvklan.al