Dashi – Sot do të jetë një ditë e qetë. Familja do ju bëjë një surprizë, si një shenjë falënderimi prandaj shijojeni. Në punë do të keni mjaft përgjegjësi. Është koha që të merrni atë që meritoni.

Demi –Të gjithë e dinë se asgjë nuk mund t’ju ndalojë kur të jeni të vendosur të bëni diçka. Do të keni në krah të gjithë miqtë, prandaj veproni me besim në përmbushjen e planeve tuaja. Një mik do bëjë të pamundurën që ju të përfitoni sa më shumë nga projekti që ju keni marrë në dorë.

Binjakët – Po planifikoni të bëni një udhëtim me miqtë tuaj. Mos u stresoni, lërjani dhe të tjerëve në dorë organizimin. Kushtojini më tepër kohë partnerit, pasi e keni “braktisur” duke u marrë me miqtë.

Gaforrja – Kjo mund të jetë dita më fatlume e muajit, por ju duhet të punoni edhe më shumë duke mos ja lënë çdo gjë në dorë fatit. Tregoni të gjithë njohuritë tuaja dhe keni për të parë që të tjerët do iu përgëzojnë.

Luani – Nëse ju kërkojnë të merrni më shumë përgjegjësi në punua tuaj, mos u mendoni dy herë. Merrni në dorë situatën dhe tregoni se sa të zotët jeni. Mos kini frikë. Keni shumë njerëz që ju mbështesin dhe aprovojnë idetë tuaja.

Virgjëresha – Tregohuni më të kujdesshëm me paratë. Shpenzimet e tepërta do ju bëjnë të përballeni me probleme të shumta. Kujdes me shëndetin, ai ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër.

Peshorja –  Ndoshta nuk mund ta besoni, por është koha t’i thoni lamtumirë qëndrimit tuaj të ngurtë. Natyra juaj serioze dhe e vështirë duhet lënë mënjanë. Ka shumë  njerëz që kanë nevojë për dashurinë dhe mirësinë tuaj.

 Akrepi – Është momenti që të ndryshoni stilin e jetës suaj. Dilni dhe kaloni kohë me miqtë, pasi jeni mbyllur shumë në vetvete. Kjo zgjedhje që keni bërë deri më sot nuk ka zgjidhur asnjë nga problemet tuaj, prandaj është më mirë të shijoni jetën sesa të vuani për të kaluarën.

Shigjetari – Nëse deri dje nuk kishit menduar për të ndryshua punën, sot është dita kur ju duhet të veproni.  Është koha për të treguar të tjerëve se ju jeni shumë të zotët dhe mund të bëni edhe më shumë.

Bricjapi – Sot do të keni dëshirën për të ikur shumë larg. Një veprim i tillë mund të ketë pasoja për punën ose jetën familjare. Mos u nxitoni, por mendojuni mirë përpara se të jetë shumë vonë.

Ujori – Sot do të jeni plot energji dhe të tjerët do ju shikojnë me xhelozi. Vazhdoni kështu, pasi askush nuk mund të pengojë planet tuaja dhe dëshirën për të qenë të parët.

Peshqit – Lajme jo të mira përsa i përket financave dhe kjo do t’ju hapë telashe gjithandej. Bëni mirë llogaritë pasi do përballeni me probleme serioze. Familja do iu qëndrojë pranë./tvklan.al