Dashi – Dita e sotme do të jetë e karakterizuar nga konfuzion e keqkuptime. Bëni kujdes në punë, mos merrni përsipër çështje që kërkojnë zgjidhje, pasi mund të bëni gabime. Zgjidhni fjalët me partnerin për të evituar konflikte të kota.

Demi – Besojini instiktit për këdo që do të takoni sot. Jo të gjithë ata që ju rrethojnë kanë etikë dhe një moment që janë pjesë e rrethit do të përpiqen t’ju dëmtojnë. Tregojuni vendin që në fillim.

Binjakët – Nëse zgjoheni dhe nuk keni dëshirë për t’u ngritur nga shtrati, ndoshta është ide e mirë të qëndroni në të. Keni punuar fort kohët e fundit dhe është normale që trupi e mendja të kërkojnë pak shplodhje.

Gaforrja – Bëni kujdes në punë. Disa sjellje mund të shkaktojnë daljen në pah të inateve të vjetra. Ndonëse mund ta keni të vështirë për t’u vetëpërmbajtur, përpiquni. Komunikimi i sinqertë sot mund të dalë për ters.

Luani – Kontrolloni mirë çdo informacion që ju vjen për të evituar çdo keqkuptim, si në punë ashtu edhe në shtëpi. Vërtetoni çfarë ju thonë përpara se të gjykoni. Dita do të jetë e mbushur me thashetheme, por kjo s’do të thotë që duhet të bëheni pjesë e tyre.

Virgjëresha – Besojini inteligjencës dhe përvojës për çdo vendim apo mëdyshje që mund të keni. Mos merrni për bazë mendimin e të tjerëve sot dhe gjykojini gjërat me qetësi.

Peshorja – Nuk do të ndiheni shumë socialë sot. Rehatinë do ta gjeni padyshim në shtëpi, duke parë një film, duke ngrënë një vakt të shijshëm dhe të izoluar nga bota e jashtme. Megjithatë vetmia nuk do të jetë absolute pasi mund t’ju duhet edhe të punoni.

Akrepi – Situata në shtëpi do të jetë disi e tensionuar. Nuk po e hiqni dot nga mendja faktin se dikush po ju gënjen. Bëni mirë ta përballni dhe ta pyesni tjetrin se çfarë po fsheh dhe përse. Mos gjykoni pa dëgjuar më parë anën e tjetrit.

Shigjetari – Është e çuditshme sesi incidente të së shkuarës mund të shkaktojnë ende dhimbje. Sot kujtimet do t’ju bëjnë melankolikë dhe kjo mund t’ju pengojë në punë dhe mund të krijojë tension me njerëzit që keni pranë.

Bricjapi – Një koleg mund të jetë duke u përpjekur që t’ju dëmtojë, për të shpëtuar veten. Mos e prishni qetësinë dhe mos u merrni me thashetheme. Puna do të tregojë të vërtetën.

Ujori – Mos i besoni askujt sot, as atyre që konsideroni miq, sidomos në punë. Dikush mund të jetë duke fshehur diçka për ta përdorur në avantazhin e tij. Sot besojini vetes dhe instikteve tuaja.

Peshqit – Bëni kujdes me paratë. Nëse vijoni me këtë ritëm në fund të muajit do ta gjeni veten me borxhe. Ndonëse dëshironi të tregoheni bujarë me ata që keni pranë, mbani në mendje që kur ju të jeni në nevojë, ata mund të mos bëjnë të njëjtën gjë./tvklan.al